Topalli mesazh mirënjohës në Facebook

Topalli mesazh mirënjohës në Facebook

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka falenderuar të gjithë deputetët për punën të këtyre tetë viteve nëpërmjet një mesazhi në rrjetin social facebook. Ajo ndihet krenare për reformat e ndërmara nga qeveria Berisha dhe kabineti i tij. “Mirënjohje të thellë për të gjithë deputetet dhe deputetët që mbështetën dhe u bënë pjesë e reformave historike

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka falenderuar të gjithë deputetët për punën të këtyre tetë viteve nëpërmjet një mesazhi në rrjetin social facebook. Ajo ndihet krenare për reformat e ndërmara nga qeveria Berisha dhe kabineti i tij.

“Mirënjohje të thellë për të gjithë deputetet dhe deputetët që mbështetën dhe u bënë pjesë e reformave historike që transformuan vendin në këto tetë vite.

Jam krenare për punën kolosale që Kuvendi i Shqipërisë ka bërë për të miratuar reformat e guximshme të Kryeministrit Sali Berisha. Tetë vite më parë ishte e paimagjinueshme Shqipëria që është sot në çdo fushë, në çdo cep, në çdo aspekt të zhvillimit e jetës. Isha e privilegjuar të drejtoja inistitucionin më të rëndësishëm të vendit, Kuvendin e Shqipërisë. Krenare për ridimensionimin që i kemi bërë Parlamentit shqiptar gjatë këtyre viteve, për rolin lider që ky parlament ka marrë si kurrë ndonjëherë në këto 20 vjet, ashtu siç i takonte.

Mirënjohje të pafund, falenderim të thellë për deputetet dhe deputetët e tetë viteve. Mirënjohje për bashkëpunëtorët dhe bashkëpunëtoret e mia të dedikuara, të përkushtuara e që punuan pa orar e me dashuri për vendin tonë. Vlerësim për administratën, për gratë dhe burrat, vajzat e djemtë që punuan me korrektësi, me disiplinë, edhe pse nën presion, për të bërë detyrën, punën e shtetit”, shkruan Znj. Topalli në Facebook.

/Armela Ago/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar