Jovetiç, tifozët e përshëndesin me sharje

Jovetiç, tifozët e përshëndesin me sharje

Tifozët e Fiorentinës kanë ofenduar sulmuesin malazez Stefan Jovetiç, duke e bërë fakt të kryer largimin e tij nga ky ekip. Dje ata kishin vendosur në derën e stadiumit “Franki” një parullë ku shkruhej: “Firence është një qytet arti dhe nuk i intereson kush vjen e kush ikën. Ne duam punëtorë dhe jo mercenarë”. Indinjata

Tifozët e Fiorentinës kanë ofenduar sulmuesin malazez Stefan Jovetiç, duke e bërë fakt të kryer largimin e tij nga ky ekip.

Dje ata kishin vendosur në derën e stadiumit “Franki” një parullë ku shkruhej: “Firence është një qytet arti dhe nuk i intereson kush vjen e kush ikën. Ne duam punëtorë dhe jo mercenarë”.

Indinjata e tifozëve të Fiorentinës erdhi pasi pak kohë më parë malazezi deklaroi se kishte dëshirë të luante me një skuadër ku mund të fitonte tituj, dhe Juventusi është dëshira e tij.

Kjo nuk u prit aspak mirë nga drejtuesit e klubit, të cilit nuk i kishin dhënë leje të fliste në publik, dhe për rrjedhojë edhe u gjobit.

/Klajdi Lleshi/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar