Jovetiç , Higuain , Teves : Juventus zgjedh !

Jovetiç , Higuain , Teves  : Juventus zgjedh !

Jovetiç , Higuain , Teves – këto janë tre emrat në menunë e Marottës, tre muaj kohë për t’i dorëzuar Kontes një Juventus më të fortë. Merkato sapo ka filluar dhe “bardhë e zinjtë” janë hedhur menjëherë në sulm për përforcmime të mëtejshme të skuadrës. Pas mohimit të transferimit të Ibrahimoviç në Torino , sytë

Jovetiç , Higuain , Teves – këto janë tre emrat në menunë e Marottës, tre muaj kohë për t’i dorëzuar Kontes një Juventus më të fortë.

Merkato sapo ka filluar dhe “bardhë e zinjtë” janë hedhur menjëherë në sulm për përforcmime të mëtejshme të skuadrës. Pas mohimit të transferimit të Ibrahimoviç në Torino , sytë janë hedhur nga malazezi i Fiorentinës ,Jovetiç.

JOVETIÇJovetiç është një blerje alla italiane. Eksperienca në Seria A e bën shumë të lakmueshëm këtë lojtar nga drejtuesit e kampionëve të Italisë. Ajo që duhet të bëjë Marota është të gjejë një mënyrë për të bërë të “lumtur” si Konten  ashtu edhe Mazian , njeriun e bilanceve tek “zonja vjetër

HIGUAIN – Higuain është një mundësi teknikë mjaft interesante. Madrilenët kanë rënë dakord në thelb me parametrat që kërkon Juventus. Sigurisht kartoni i tij sipas Florentino Perezit është të paktën 25 milion , por argjentinasi është i ri, vetëm 26 vjec ,bëhet fjalë për investim me perspektivë  dhe kjo mund ti ndryshojë shifrat.
TEVES – Teves në krahun tjetër po shkon drejt të tridhjetave dhe i ka të zgjidhura problemet e çmimit në  krahasim me Higuain. Vlera e tij është e përballueshme nga Juventusi  që i ka ofruar Karlitos 10 milion për sezon. Megjithatë më një kontratë katër vjeçare , argjentinasi mund të kënaqet edhe më me pak. Mbeten disa dyshime në lidhje me anën e karakterit të sulmuesit që njihet për incidente të vogla.

Juventusi është në kërkim të një “top player” , përforcim ky që do ti ndihmojë kampionët të luftojnë për ruajtjen e titullit sezonin tjetër dhe sigurisht të arrijnë sa më lart në Ligën e Kampionëve.

/Blerand Ismaili/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar