Jonuzaj nuk është në listën e Ligës së Kampionëve

Jonuzaj nuk është në listën e Ligës së Kampionëve

Adnan Januzaj, talenti shqiptar i  Manchester Unitedit nuk është përfshirë në listën e lojtarëve që do të luajnë në fazën grupore të Ligës së Kampionëve. 18-vjeçari, i  cili la përshtypje gjatë turneut parasezonal në Azi, nuk e ka bindur menaxherin David Moyes që ta përfshijë në skuadrën që do të luajë në garën më të

Adnan Januzaj, talenti shqiptar i  Manchester Unitedit nuk është përfshirë në listën e lojtarëve që do të luajnë në fazën grupore të Ligës së Kampionëve.

18-vjeçari, i  cili la përshtypje gjatë turneut parasezonal në Azi, nuk e ka bindur menaxherin David Moyes që ta përfshijë në skuadrën që do të luajë në garën më të madhe evropiane për klube.

Por duhet thënë se jashte kësaj liste ka mbetur dhe Darren Fletcher, performanca e të cilit që pas diagnostikimit me kolit ulçeroz në vitin 2011, i  janë kufizuar gjithnjë e më shumë paraqitjet për United.

Në Ligën e Kampionëve do të luajnë ardhjet e reja, si Marouane Fellaini dhe Wilfried Zaha.

/Jonida Halili/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar