Jonathan Moore takim me politikanët shqiptarë

Drejtori për Europën Qëndrore dhe Jugore  në Departamentin e Shtetit , Jonathan Moore ka zhvilluar ditën e sotme takimin me Krerët e politikës shqiptare, me qëllim për të arritur konsensus për kthimin në normalitet të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Mooore fillimisht është takuar me Kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama.  Zyrtari amerikan shoqërohej nga Alexandër

Drejtori për Europën Qëndrore dhe Jugore  në Departamentin e Shtetit , Jonathan Moore ka zhvilluar ditën e sotme takimin me Krerët e politikës shqiptare, me qëllim për të arritur konsensus për kthimin në normalitet të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

Mooore fillimisht është takuar me Kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama.  Zyrtari amerikan shoqërohej nga Alexandër Arvizu, ndërsa Rama nga Damian Gjinkuri, eksperti për çështje zgjedhore dhe Ditmir Bushati, kreu i Komisionit Parlamentar të Integrimit.

Në përfundim të takimit, në një komunikim për mediat Moore theksoi se misioni i tij ishte KQZ-ja.

“Ky ishte takimi im i parë në kuadër të vizitës dhe do të kem takime të tjera sot dhe nesër. Pata kënaqësinë të takoj zotin Rama do të takohem edhe me kryeministrin Berisha dhe zotin Meta.  Në fund të vizitë nesër pasdite do të kem më shumë për të thënë. Ky është vetëm fillimi i vizitës,” tha Moore

I pyetur për ndonjë shpresë për marrëveshje në kQZ, Moore u shpreh: “Sigurisht që do të na pëlqente të shikonim, siç e kemi thënë shpesh dhe siç ka bërë të qartë ambasadori ynë këtu, Alexandër Arvizu dhe do të sigurohemi që shqiptarët të kenë besim te proçesi dhe institucionet zgjedhore dhe rezultati i zgjedhjeve të 23 Qeshorit, që  janë shumë afër. Më shumë do të flas në fund të vizitës sime,” tha zyrtari amerikan

Jonathan Moore do të këte takime të tjera gjatë ditës së sotme, ndërsa nesër pritet të mbajë një deklaratë për shtyp.

/Rovena Dupi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar