“JICA” dorëzon studimin dyvjeçar për Tiranën

“JICA” dorëzon studimin dyvjeçar për Tiranën

JICA i ka dorëzuar dje Bashkisë së Tiranës studimin dyvjeçar për infrastrukturën e kryeqytetit. Në këtë studim janë propozuar plane–veprimi për projektet prioritare në 4 sektorë, si: rrugët dhe transporti urban, menaxhimi i mbetjeve të ngurta, furnizimi me ujë të pijshëm, si dhe kanalizimet dhe sistemi kullimit. Gjithashtu ka propozuar edhe master-plane, por me perspektivë

JICA i ka dorëzuar dje Bashkisë së Tiranës studimin dyvjeçar për infrastrukturën e kryeqytetit.

Në këtë studim janë propozuar plane–veprimi për projektet prioritare në 4 sektorë, si: rrugët dhe transporti urban, menaxhimi i mbetjeve të ngurta, furnizimi me ujë të pijshëm, si dhe kanalizimet dhe sistemi kullimit. Gjithashtu ka propozuar edhe master-plane, por me perspektivë afatgjatë, deri më 2027.

Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Jorida Tabaku, e konsideroi si një kontribut të rëndësishëm raportin e dorëzuar nga JICA, për të garantuar një zhvillim të qëndrueshëm dhe duke hequr dorë njëherë e përgjithmonë nga ndërtimet pa plan.

“Qyteti i Tiranës ka një plan urban i cili respekton zhvillimin e integruar të pronës, ku zona të tjera të qytetit ishin lënë në harresë. Njësia 8, njësia 10, pjesa autoktone e Tiranës, njësia nr. 2 ishin të pa zhvilluar. Plani që ne u kemi paraqitur qytetarëve të Tiranës dhe plani i integruar i infrastrukturës që dorëzon sot ekipi JICA bën të mundur që problemet e 11 viteve të kaluara të marrin zgjidhje ”, u shpreh nënkryetarja Jorida Tabaku.

/Marenglen Kume/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar