Jeta e Besnik Mustafajt në melodramën “Ambasadori Tjetër”

Jeta e Besnik Mustafajt në melodramën “Ambasadori Tjetër”

“Ambasadori Tjetër”, melodrama e vendosur për herë të parë në skenën e Teatrit të Prozës, ishte suksesi i radhës nga regjisori Armando Bora. Shkrimtari Besnik Mustafaj përjetoi emocione të shumta, teksa shihte në skenën e Teatrit të Prozës pjesë nga jeta e tij të interpretuara nga prezantuesi i mirënjohur Virgjil Kule. Virgjil Kule ka interpretuar

“Ambasadori Tjetër”, melodrama e vendosur për herë të parë në skenën e Teatrit të Prozës, ishte suksesi i radhës nga regjisori Armando Bora.

Shkrimtari Besnik Mustafaj përjetoi emocione të shumta, teksa shihte në skenën e Teatrit të Prozës pjesë nga jeta e tij të interpretuara nga prezantuesi i mirënjohur Virgjil Kule.

Virgjil Kule ka interpretuar shkrimtarin Besnik Mustafaj në kohën kur ai ishte ambasador në Francë. Kujtimet që ai i rrëfeu përmes ditarit të tij personal “Fletorja rezervat”, u vunë me mjeshtëri në skenën e Teatrit të Prozës.

Ditari “Fletorja rezervat” u botua për herë të parë në vitin 1996 në Francë dhe u soll  së fundmi edhe në shqip nga shtëpia botuese “Toena”.

“Fletorja rezervat” është vepra që ka çelur projektin e tij në Teatrin e Prozën, shfaqje e cila u dha në qendrën “Robert Radoja”. Për herë të parë kjo Qendër Kulturore solli një zhanër krejtësisht të ri, monodramën.

Përmes kësaj monodrame, Virgjil Kule përcolli tek të pranishmit figurën e zyrtarit, kuriozitetin e tij mbi Parisin, takimet dhe bisedat me Presidentin Françios Mitterrand e pjesë të tjera nga jeta e tij si ambasador.

/Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar