Fituesja e çmimit Oscar dhe bashkëshorti i saj, Cooke Maroney, janë bërë prindër për herë të parë. Për momentin, detajet rreth fëmijës dhe emri nuk bëhen të ditur. Jennifer Lawrence është shprehur se është “shumë nervoze” për të treguar rreth jetës së saj private kohët e fundit dhe se nuk dëshiron të ndajë asgjë me
Fituesja e çmimit Oscar dhe bashkëshorti i saj, Cooke Maroney, janë bërë prindër për herë të parë.
Për momentin, detajet rreth fëmijës dhe emri nuk bëhen të ditur.
Jennifer Lawrence është shprehur se është “shumë nervoze” për të treguar rreth jetës së saj private kohët e fundit dhe se nuk dëshiron të ndajë asgjë me botën.
Ajo dhe Cooke Maroney, drejtor i galerisë së arteve Gladstone në New York, u njohën në vitin 2018 dhe u fejuan në shkurt të vitit 2019. Ata u martuan në tetor në Rhode Island.
Burimi: The Independent
Përshtati: Alesia Doçi
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *