Javë protestash në Greqi

Javë protestash në Greqi

Një javë reagimesh intensive dhe grevash fillon nga sot  deri të mërkurën në Greqi , në prag të votimit nga parlamenti të masave të reja të kursimit. Grevat do të kulmojnë të martën me grevën 24 orëshe të shpallur nga dy sindikatat më të mëdha në vend dhe tubimin e protestës në sheshin Klathmonas, në

Një javë reagimesh intensive dhe grevash fillon nga sot  deri të mërkurën në Greqi , në prag të votimit nga parlamenti të masave të reja të kursimit. Grevat do të kulmojnë të martën me grevën 24 orëshe të shpallur nga dy sindikatat më të mëdha në vend dhe tubimin e protestës në sheshin Klathmonas, në qendër të Athinës.

Ndërkohë të  martën dhe të mërkurën, lëvizjeve të protestave iu bashkohen mjekët e punonjësit e tjerë të spitaleve shtetërore.ndërkaq, probleme do të ketë edhe në lëvizjen me trena, pasi ndërmarja kryesore e hekurudhave do të ketë një  grevë  24 orëshe, të martën.

Ndërsa kreditoret ndërkombëtarë aprovuan një tjetër paketë ndihmash financiare për Greqinë  me vlerë prej 8.7 miliardë dollarësh, megjithatë vendi po përballet me një të ardhme të pasigurtë ekonomike. Qeveria greke duhet të zbatojë një reformë të gjerë për reduktimin e administratës shtetërore, duke transferuar ose duke pushuar nga puna më shumë se 12.500 nënpunës brenda këtij viti.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar