Japonia i premton Afrikës 10.7 bilion euro

Japonia i premton Afrikës 10.7 bilion euro

Japonia i premton Afrikës 10.7 bilion euro, (14 miliardë dollarë) gjatë pesë viteve të ardhshme si ndihmë qeveritare dhe në sektorin privat. Rivalja aziatike e Japonisë, Kina, tashmë dallohet për investimet në Afrikë. Kryeministri japonez Shinzo Abe u tha udhëheqësve dhe delegatëve nga 50 vende të Afrikës, në hapjen e një konference në Yokohama të

Japonia i premton Afrikës 10.7 bilion euro, (14 miliardë dollarë) gjatë pesë viteve të ardhshme si ndihmë qeveritare dhe në sektorin privat. Rivalja aziatike e Japonisë, Kina, tashmë dallohet për investimet në Afrikë.

Kryeministri japonez Shinzo Abe u tha udhëheqësve dhe delegatëve nga 50 vende të Afrikës, në hapjen e një konference në Yokohama të shtunën se Japonia ka për qëllim të “revolucionarizojë” investimin e saj në Afrikë, duke u fokusuar në investimet e sektorit privat në infrastrukturë.

Abe deklaroi se gati gjysma e shumës do të ofrohet për projekte të tilla si transporti, arsimi, bujqësia, projektet e energjisë dhe kanalizimet e ujit.

Japonia mund të ftojë 1,000 studentë për të studiuar në universitetet dhe për të fituar përvojë si praktikantë në kompanitë japoneze, tha Abe. Japonia gjithashtu do të përpiqet për të gjetur vende pune për rreth 30.000 njerëzve në Afrikë.

Japonia do të ndërtojë qendra për zhvillimin e burimeve njerëzore në 10 lokacione në fushat e Afrikës, duke përfshirë  Etiopinë dhe Senegalin. Ne do të dërgojmë ekspertë në trajnimin profesional të këtyre shpërndarësve,  shtoi ai.

/Jola Llozhi/

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar