Januzaj si Pogba?

Januzaj si Pogba?

A do të përfundojë Adnan Januzaj si Paul Pogba?  Kjo është pyetja që  specialistët e futbollit britanik kanë vënë në diskutim kohët e fundit rreth epokës së re të Manchester United. Daily Mail raporton se çështja rreth lojtarit të talentuar me kombësi Kosovare mund të përfundojë si Paul Pogba, i cili u largua nga Manchester

A do të përfundojë Adnan Januzaj si Paul Pogba?  Kjo është pyetja që  specialistët e futbollit britanik kanë vënë në diskutim kohët e fundit rreth epokës së re të Manchester United. Daily Mail raporton se çështja rreth lojtarit të talentuar me kombësi Kosovare mund të përfundojë si Paul Pogba, i cili u largua nga Manchester drejt Juventusit.

Arsyet janë të njëjta, Januzaj kërkon një hapësirë ​​që Moyes nuk është duke ia dhënë atij kundrejt Juventusit ku përveç hapsirave ka dhe një kontratë që është i gatshëm t’ia ofrojë, lajmi mësohet sipas një raportimi në edicionin online të gazetës britanike.

Kontrata e lojtarit skadon në 2015, por lojtari ka refuzuar rinovimin e saj e ofruar nga klubi anglez, gjë kjo që i shkel syrin Barcelonës dhe Machester City, që janë të interesuara për Januzajn.

Januzaj i përket klasit 1995 dhe luan si mesfushor i majtë. Ai është rritur me mësimet që i ka dhënë legjenda e Manchesterit, Rayan Gigs.

/Xhevahir Qardaku/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar