Januzaj shënon golin e tij të parë për Mançester Junajtid

0

 Mançester Junajtid ka mbyllur turin në Lindjen e Largët me një fitore 5-2 kundër skuadrës së Honkongut, Kitçe FC. Në pjesën e pare kanë shënuar Uelbeck, Smolling dhe Fabio, ndërsa në pjesën e dytë, kosovari me shtetësi belge, Adnan Januzaj dhe Lingard.

Për mesfushorin Januzaj ky ishte goli i parë me ekipin e parë Mançester Junajtid, por nuk mjafton me kaq ai u shpall edhe si lojtari më i mire i ndeshjes.
Në pjesën e pare lojtari kyç ka qenë Zaha, por me futjen e Januzajt në pjesën e dytë gjithçka shkoi në favor të këtij të fundit, i cili arriti të marrë edhe duartrokitjet e 40 mijë tifozëve.

Për skuadrën e Kitçe FC shënoi Lam Ka Vai dhe Aleks Akande,te cilet ndëshkuan skuadrën angleze.

Por ndonëse vendasit shënuan dy here kjo nuk i pengoi “djajt e kuq” të fitojnë bindshëm 5-2.  Një krosim i Bytnerit në krah të majtë, gjeti kokën e 18-vjeçarit, që e devijoi topin në trekëndësh katër minuta nga hyrja e tij në fushën e lojës.

Junajtid i dha fund kështu me një fitore turit aziatik dhe ndeshjen e radhës e ka më 6 gusht kundër suedezëve të AIK-ut në Stokholm. Mojes në këtë miqësore pritet të ketë në dispozicion edhe Runin, i cili ishte dëmtuar që në fillim të turit, por edhe pjesëmarrja e Runit varet nëse Çelësi do e mbyllë apo jo marrëveshjen deri atëherë.

Në një intervistë Januzaj u shpreh: “Ishte një ndjesi e bukur të shënoje një gol. Ishte një krosim i bukur i Aleksit dhe unë u gjenda në vendin e duhur. E gjithë skuadra luajti mirë. Zotëruam topin, shënuam shpejt dhe kjo bëri diferencën. Kam bërë disa gjëra të mira gjatë turit dhe shpresoj të vazhdoj kështu. Do punoj fort”.

/Bekim Bici/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here