Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracey Ann Jacobson pret nga shoqëria e Kosovës që të fokusohet në luftën kundër korrupsionit. Gjatë një interviste dhënë për mediat kosovare, Jacobson ka thënë se ka ardhur koha që rastet e korrupsionit, jo vetëm të hetohen, por edhe të dërgohen në gjykata. Më tej ambasadorja
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracey Ann Jacobson pret nga shoqëria e Kosovës që të fokusohet në luftën kundër korrupsionit.
Gjatë një interviste dhënë për mediat kosovare, Jacobson ka thënë se ka ardhur koha që rastet e korrupsionit, jo vetëm të hetohen, por edhe të dërgohen në gjykata.
Më tej ambasadorja amerikane ka thënë se pret që të fillojë zbatimi i ligjit të konfiskimit të pasurisë, pasi sipas saj, konfiskimi i pasurisë së paligjshme, është po aq i rëndësishëm sa edhe dënimi i personave të përfshirë në këto vepra. Ajo ka kërkuar që partitë politike të heqin dorë nga zyrtarët që janë nën hetim ose të akuzuar për korrupsion.
/Elta Liksenaj/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *