Jahjaga: Vetëm ndërhyrja ndal gjakderdhjen në Siri

Jahjaga: Vetëm ndërhyrja ndal gjakderdhjen në Siri

Në një njoftim të presidencës kosovare thuhet se presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga “me hidhërim të thellë e dënon sulmin me bomba napalm ndaj popullsisë civile në Aleppo të Sirisë”. Në një ndër reagimet e para zyrtare të Kosovës, presidentja Jahjaga i bashkohet akuzave të perëndimit për përdorimin e armëve kimike në Siri. “Presidentja e

Në një njoftim të presidencës kosovare thuhet se presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga “me hidhërim të thellë e dënon sulmin me bomba napalm ndaj popullsisë civile në Aleppo të Sirisë”.

Në një ndër reagimet e para zyrtare të Kosovës, presidentja Jahjaga i bashkohet akuzave të perëndimit për përdorimin e armëve kimike në Siri.

“Presidentja e Kosovës e fton bashkësinë ndërkombëtare duke i dhënë mbështetje nismës së vendeve demokratike në krye me SHBA-të për intervenim të menjëhershëm dhe efikas për të ndalë dhunën që forcat e regjimit po e bëjnë ndaj popullit të Sirisë”, thuhet në njoftimin e presidencës kosovare.

Presdentja kosovare ka kujtuar “përvojat e intervenimit humanitar në Kosovë” dhe vlerëson se vetëm “intervenimi ndërkombëtar në Siri mund të ndalë gjakderdhjen dhe mund të shpëtojë jetën e qytetarëve duke krijuar kushtet që populli i Sirisë nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe demokratike të përcaktojë qeverisjen e vendit. Është parim i përgjithshëm që të mbrohen liritë dhe të drejtat e qytetarëve nga dhuna ushtarake e sistemeve diktatoriale”.

/Jola Llozhi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar