Jahjaga uron besimtarët për muajin e Ramazanit

Jahjaga uron besimtarët për muajin e Ramazanit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka uruar sot të gjithë besimtarët myslimanë, me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit. “Me rastin e fillimit të Ramazanit, muajit më të rëndësishëm për besimtarët myslimanë, ju shpreh urimet e mia më të mira. Ju dëshiroj agjërim të lehtë, harmoni dhe begati e mirëqenie në familjet

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka uruar sot të gjithë besimtarët myslimanë, me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit.

“Me rastin e fillimit të Ramazanit, muajit më të rëndësishëm për besimtarët myslimanë, ju shpreh urimet e mia më të mira. Ju dëshiroj agjërim të lehtë, harmoni dhe begati e mirëqenie në familjet tuaja. Duke qenë se muaji i Ramazanit është muaj i sakrificës dhe i përkushtimit ndaj Zotit, uroj që ky muaj të kalojë në paqe, mirëkuptim e solidaritet midis të gjithë qytetarëve të vendit tonë”, thuhet në urim.

Urimet për besimtarët myslimanë me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, nuk kanë munguar edhe nga  partitë politike në vend/

/Sonila Qazimi/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar