Jahjaga pezullon ligjin për Amnistinë

Jahjaga pezullon ligjin për Amnistinë

Ligji për Amnistinë  përfundimisht është pezulluar. Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e ka njoftuar Kuvendin se ky ligj duhet të presë fjalën e Gjykatës Kushtetuese, para se të rikthehet edhe një herë në Presidencë, me modalitetet e përcaktuara nga Kushtetuesja. Nga Zyra e presidentes Atifete Jahjaga është konfirmuar se Kuvendit tashmë i është dërguar i

Ligji për Amnistinë  përfundimisht është pezulluar. Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e ka njoftuar Kuvendin se ky ligj duhet të presë fjalën e Gjykatës Kushtetuese, para se të rikthehet edhe një herë në Presidencë, me modalitetet e përcaktuara nga Kushtetuesja.

Nga Zyra e presidentes Atifete Jahjaga është konfirmuar se Kuvendit tashmë i është dërguar i gjithë komunikimi që e ka pasur Presidenca me Gjykatën Kushtetuese lidhur me këtë ligj, por nuk janë dhënë shpjegime të tjera.

“Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës e ka njoftuar Kuvendin e Kosovës me komunikimin që ka pasur me Gjykatën Kushtetuese për Ligjin për Amnistinë, që është kontestuar nga një grup deputetësh”, ka thënë shkurt Arbër Vllahiu, zëdhënës i Presidentes Jahjaga.

/Elta Liksenaj/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar