Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, u takua me sekretarin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, William Hague, dhe mori urimet e tij për zgjedhjet e rregullta të 8 qershorit. Jahjaga vetë e cilësoi procesin zgjedhor si të rëndësishëm, demokratik dhe gjithëpërfshirës. Gjatë takimit të zhvilluar në Londër, Hague shprehu mbështetjen e tij për integrimin europian
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, u takua me sekretarin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, William Hague, dhe mori urimet e tij për zgjedhjet e rregullta të 8 qershorit.
Jahjaga vetë e cilësoi procesin zgjedhor si të rëndësishëm, demokratik dhe gjithëpërfshirës.
Gjatë takimit të zhvilluar në Londër, Hague shprehu mbështetjen e tij për integrimin europian të Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor. Ndërsa Jahjaga theksoi suksesin e Kosovës në përmbylljen e Negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.
Dy politikanët biseduan edhe për marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë. Jahjaga tha se janë arritur marrëveshje të rëndësishme në dialogun mes dy shteteve.
Më tej ata diskutuan edhe për nevojën e ndëshkimit të krimeve të luftës. Jahjaga falenderoi sekretarin Hague për mbështetjen që i ka dhënë Këshillit Kombëtar për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Presidentja tha se është e nevojshme që edhe Serbia të fillojë të ndëshkojë krimet e këtij lloji në të kaluarën, që t’i jepet fund kulturës së mosndëshkimit.
Nga ana e tij Hague tha se i jep mbështetje të plotë Kosovës në trajtimin e kësaj çështjeje përmes dërgimit të ekspertëve dhe trajnuesve që do punojnë me ekipet profesionale në Kosovë.
Jahjaga ndodhet në Londër, ku mori pjesë në Samitin Global për Parandalimin e Dhunës Seksuale gjatë luftërave dhe konflikteve.
/Romina Qama/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *