Jacobson vlerëson veprimin e Jahjagës

Ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey A. Jacobson, mbështet vendimin e Jahjagës për t’u këshilluar me Gjykatën Kushtetuese dhe i bën thirrje politikës të repektojë vendimin e kësaj gjykate kur të dalë. Sipas saj është koha për një periudhë qetësie në Kosovë. Jacobson tha për Zërin e Amerikës se veprimi i Jahjagës ishte i përgjegjshëm për

Ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey A. Jacobson, mbështet vendimin e Jahjagës për t’u këshilluar me Gjykatën Kushtetuese dhe i bën thirrje politikës të repektojë vendimin e kësaj gjykate kur të dalë. Sipas saj është koha për një periudhë qetësie në Kosovë.

Jacobson tha për Zërin e Amerikës se veprimi i Jahjagës ishte i përgjegjshëm për të ndarë se cili është interpretimi i saktë i Kushtetutës.

“Mendoj se është plotësisht i duhur. Të gjithë e kemi parë nëpër lajme ditëve të fundit se ka interpretime të ndryshme, Jo neni 84 jo ai 89, si mund të përputhen ata. Mendoj se është veprim i përgjegjshëm për të kërkuar qartësim nga institucionet e Kosovës të ngarkuara me këtë qartësim, në këtë rast, Gjykata kushtetuese. Dua t’u bëjë thirrje të gjithëve, të gjitha partive politike që të respektojnë vendimin e asaj gjykate kur të dalë. Thërras po ashtu, udhëheqësit politik dhe këtë e kam bërë edhe personalisht, që tani është koha për një periudhë qetësie derisa punojmë në atë që është proces demokratik që ndodh në shumë vende të botës dhe të ecim në rrugë të qetë, të moderuar dhe profesionale”, tha ambasadorja Jacobson.

Gjatë vizitës së saj në Qendrën për Numërimin e Votave në Fushë Kosovë, ambasadorja amerikane vlerësoi punën e bërë në këtë qendër dhe procesin zgjedhor në tërësi.

“Personeli profesional po punon seriozisht, nën kontrollin e duhur. Ka një numër të konsiderueshëm të vëzhguesve përfshirë edhe personelin e ambasadës amerikane që është gjithnjë këtu çdo ditë deri në mesnatë. Mendoj se procesi është shumë i mirë”, tha ajo.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar