“Paratë që kam sot janë përgjegjësi. Është besimi i njerëzve tek unë ” Jack Ma, themeluesi dhe kryetari ekzekutiv i Alibaba, u bë njeriu më i pasur në Kinë me një rekord prej 25 milion$ në shtatorin e kaluar. Por zoti Jack Ma thotë se ishte po aq i lumtur, ndoshta edhe më i lumtur
“Paratë që kam sot janë përgjegjësi. Është besimi i njerëzve tek unë ”
Jack Ma, themeluesi dhe kryetari ekzekutiv i Alibaba, u bë njeriu më i pasur në Kinë me një rekord prej 25 milion$ në shtatorin e kaluar.
Por zoti Jack Ma thotë se ishte po aq i lumtur, ndoshta edhe më i lumtur , në kohën kur ishte ne kolegj dhe mezi bënte ndonjë të hollë për të kaluar ditën .
Sipas dokumentarit rreth jetës së tij të quajtur Crocodile në Yangtze.Pas diplomimit në vitin 1988, ai punoi si mësues i anglishtes në një universitet lokal në qytetin e tij të lindjes të Hangzhou, Kinë. Ai bënte vetëm 12 $ në muaj . Kur fliste në një drekë me Klubin Ekonomik të Nju Jorkut, Z. Ma i referohej kësaj periudhe si “jeta më e mirë që kisha”.
“ Kur ju nuk keni shumë para, ju e dini se si ti shpenzoni ato . Por sapo të bëheni miliarder, keni shumë përgjegjësi ” – shpjegoi z.Jack MA.
Kjo nuk është hera e parë që Z. Ma ka folur për barrën e të qenit një miliarder. Kur fliste në një panel në Iniciativën Globale Klinton në Nju Jork, ai i referohej ditëve të tij si mësues anglishteje si “fantastike”, sipas CNN Money. Ai tha se dikush me 1 milion $ është “me fat”, por kur arrin 10 milionë dollarë, “keni probleme”.
Përgatiti: E.S.L
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *