Pasuria dhe Arti duhet të ruhet për të treguar dhe vlerat e vendit tonë ku dhe ne jemi pjesë e tij. Në qytetin Lasgushian të Pogradecit në Vitet 80 të shek XX u ndërtua një lokal me shërbim dhe argëtim . Në këto ambjente u kushtua një rëndvsi dhe angazhim i vlersuar ku u bënë dhe
Pasuria dhe Arti duhet të ruhet për të treguar dhe vlerat e vendit tonë ku dhe ne jemi pjesë e tij.
Në qytetin Lasgushian të Pogradecit në Vitet 80 të shek XX u ndërtua një lokal me shërbim dhe argëtim .
Në këto ambjente u kushtua një rëndvsi dhe angazhim i vlersuar ku u bënë dhe pikturime murale.
Dora e cila endime tablot e tij plot angazhim ishte piktori i njohur Anastas Konstandini .Veprat e tij janë realizuar sipas motivit të veprës së Lasgush Poradecit.Tema të cilat thureshin mbi bukurinë dhe dashurinë për Liqenin e Pogradecit.
Arti i tij u ngrit dhe mbi poezitë me motive të traditës gojore të ngritura në art nga poeti.
Një ambjent jo si të tjerë,pasi gjatë kësaj periudhe kohore ishte shumë e vështirë të gjeje të tilla ambjente.Ishte vend i frymëzuar nga arti dhe artisti.Aty ku qytetarët gjatë kohës që i vizitonin këto ambjente dukej që e ndjenin veten më pranë Poetit Pogradecar dhe vargjeve të tij poetike.
Për fat të keq pas Viteve 90 ky ambjent u privatizuan dhe së bashku me privatizimin u zhdukën dhe gjurmët e vlerës,që arti figurativ mbart jo vetëm për Artistët tanë, që janë pasuria e vendit dhe kulturës tonë,por dhe për qytetin dhe vetë vendin tonë
sepse janë vepra që tregojnë ,dëshmojnë pasurinë dhe qytetarinë e vendit.
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *