Ja si të përzgjidhni syzet që ju shkojnë!

Ja si të përzgjidhni syzet që ju shkojnë!

Çfarë  forme e keni fytyrën? Mund të mos jeni të sigurte për formën e fytyrës suaj, por duhet ta dini… Në qoftë se në fytyrën tuaj nuk ka ndonjë pjesë ndryshe nga tjerat, atëherë keni një fytyrë të rrumbullakët. Nëse fytyra juaj ka formën e bukur të vezës, atëherë fytyra juaj ka formë ovale. Nëse

Çfarë  forme e keni fytyrën? Mund të mos jeni të sigurte për formën e fytyrës suaj, por duhet ta dini…

Në qoftë se në fytyrën tuaj nuk ka ndonjë pjesë ndryshe nga tjerat, atëherë keni një fytyrë të rrumbullakët. Nëse fytyra juaj ka formën e bukur të vezës, atëherë fytyra juaj ka formë ovale.

Nëse pjesa e mesme e fytyrës suaj është më e gjerë se pjesët e tjera, dhe nëse balli me mjekrën ngushtohen, atëherë fytyra juaj ka formë diamanti. Nëse keni një ballë të gjerë, mjekër të ngushtë, atëherë fytyra juaj ka formën e një zemre ose trekëndëshi.

Nëse keni ballë dhe mjekër të gjerë dhe pjesa e mesme e fytyrës është e dalë, atëherë forma e fytyrës suaj është katrore. Nëse keni ballë dhe mjekër shumë të gjerë dhe fytyra juaj është e gjatë, atëherë ju keni një fytyre drejtkëndëshe.

Ajo çka i ndan fytyrat ovale nga fytyrat drejtkëndëshe është pjesa e ballit.

Syzet e duhura për fytyrën tuaj

Pasi të keni përcaktuar mirë formën e fytyrës tuaj, kjo punë është e lehtë.

Fytyra e rrumbullakët

Çfarë syzesh janë të përshtatshme? Mos zgjidhni syze të rrumbullakëta ose ovale. Anët e kornizave duhet të ekuilibrojnë  rrumbullakësinë e fytyrës suaj. Kornizat që janë më të mëdha sesa mollëzat i tregojnë faqet tuaja më të dobëta.

Fytyra “ovale”

Mund të përdorni syze me çfarëdolloj skeleti.

Fytyra “diamant”

Do t’ju shkonin syze me skelet të vogël, drejtkëndëshe dhe ovale. Nuk duhet ta teproni me syze shumë të mëdha. Korniza nuk duhet t’i kalojë kockat e faqeve.

Fytyra “zemër”

Do t’ju shkonin syzet e tipit të një piloti si dhe modelet e syzeve ne formën e syrit të maces.

Fytyra katrore

Do t’ju shkonin syzet me korniza të rrumbullakëta, të buta dhe femërore. Qëndroni larg modeleve me cepa. Gjithashtu mund të zgjidhni  formën e rrumbullakët dhe ovale.

Fytyra drejtkëndëshe

Do t’ju shkonin syze me kornizë të madhe, të dizenjuar nëpër cepa. Qëllimi është qe t’jua tregojë fytyrën më të gjerë dhe më të shkurtër. Për këtë arsye madhësia e syzeve tuaja është e rëndësishme. Largohuni nga syzet me kornizë të vogël.

 

/Rabihana Halili/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar