Ja pse nuk duhet ta braktisni zakonin e të pirit kafe në mëngjes…

Ja pse nuk duhet ta braktisni zakonin e të pirit kafe në mëngjes…

“Kafen e zezë, faqen ta zbardhë”, thotë shprehja jonë popullore. Jemi mësuar që ta pijmë kafen me miqtë tanë, për t’i uruar, ngushëlluar apo thjesht për të ndarë mendime të përbashkëta. Por a keni menduar ndonjëherë për vlerat e kafes? 1. Kafja është po aq hidratuese sa edhe uji. Është thënë deri tani se kafja ka

“Kafen e zezë, faqen ta zbardhë”, thotë shprehja jonë popullore. Jemi mësuar që ta pijmë kafen me miqtë tanë, për t’i uruar, ngushëlluar apo thjesht për të ndarë mendime të përbashkëta. Por a keni menduar ndonjëherë për vlerat e kafes?

1. Kafja është po aq hidratuese sa edhe uji. Është thënë deri tani se kafja ka efekt diuretik, por kjo nuk është e vërtetë, të paktën në porcionet normale të një filxhani kafeje. Për të pasur një efekt të tillë, organizmi duhet të absorbojë të paktën 550 mg kafeinë. Vetëm atëherë do të ndodhnin efektet diuretike dhe si pasojë dehidratuese. Si pasojë, një filxhan i zakonshëm kafeje, jo vetëm që nuk të dehidraton, por të ndihmon në hidratimin e trupit. Ju duhet të nisni të shqetësoheni vetëm kur sasia që keni në gotë e kalon 550 mg e kafeinës, përndryshe një filxhan, ose një gotë kafeje, ka vetëm efektin hidratues të po së njëjtës sasi uji.

2. Ka shumë mundësi që të reduktojë rrezikun e sëmundjes së zemrës dhe sigurisht që nuk ka të bëjë fare me nxitjen e çrregullimeve në këtë organ.  Njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë, zakonisht e shmangin kafen, duke e konsideruar atë si stimulant që mund t‘ua përkeqësojë situatën. Studimi i fundit, i bazuar në eksperimente të mirëfillta mbi persona që kanë probleme kardiake, nxori në pah se nuk ka asnjë provë që të faktojë ndikimin negativ që ka kafeja ndaj funksionimit të zemrës. Një tjetër studim i ndërmarrë në 27 000 gra, përgjatë një periudhe 15 vjeçare, doli në përfundimin se ato që pinin tri kupa kafe në ditë kishin një ulje të riskut për t‘u prekur nga sëmundjet e zemrës në masën 24%.

3. Redukton rrezikun e disa lloje kanceresh dhe nuk ka ndikim përkeqësues tek  disa të tjerë Në vitet ‘80, disa kërkues përhapën alarmin se kafeja rrezikon shumë shëndetin e pacientëve me kancer në pankreas. Në vitin 2007 u publikua një tjetër studim, i cili provoi të kundërtën e përfundimit të rezultatit të parë, pra që kafeja nuk ka të bëjë aspak me kancerin dhe as përkeqësimin e pacientëve që kanë një patologji të tillë.

4. Të bën të ndihesh mirë Nuk është aspak një efekt psikologjik, porse një ndikim i drejtpërdrejt i kafesë. Kur pi kafe ndjen një shtim të energjisë, të gjendjes së mirëqenies, të komunikimit me të tjerët. Megjithatë nuk duhet tepruar dhe duhet pirë në mënyrë të rregullt. Një gram më shumë nga sa duhet, bën që të të shtohen simptomat e ankthit dhe dridhjes. Ata që e kanë zakon të pirët e kafesë ka mundësi që të ndihen të mbrojtur nga depresioni, sigurisht nga disa lloje të tij.

5. I nxit sportistët që të marrin veten nga lodhja fizike si pasojë e ushtrimeve ekstreme. Një studim i kohëve të fundit ka treguar se po t‘i shtosh pak kafeinë karbohidrateve me të cilat ushqehen sportistët, sidomos atletët, atëherë aparati muskular  ka një përqindje rekuperimi që shkon deri në 60%, duke i dhënë kështu zgjidhje një problemi shumë të madh. Por rezultati i kafeinës ndihet vetëm disa orë pas konsumimit të saj, çka do të thotë që atleti mund të pijë kafe para gjumit dhe ditën e nesërme stërvitjen mund ta kryejë duke qenë shumë në formë.

6. Ka mundësi të të ofrojë mbrojtje nga sëmundjet. Ka sugjerime, sipas të cilave, pirja e dy kupave kafe në ditë mund të reduktoje rrezikun e sëmundjes së alzheimerit, apo parkinsonit dhe ndoshta edhe diabetit.

7. Kafeina mbron edhe trurin nga efektet e dëmshme të kolesterolit, të cilat çojnë në reduktim të qelizave trunore. Por mos e kaloni kurrë masën… Kafeja nuk është kurë për dhimbjen e kokës .Uji në kafe do t‘ju ndihmojë që të dehidratoheni dhe kafeina do t‘ju japë impulse pozitive në tru, por nëse do ta teproni do të merrni menjëherë efektin e kundërt. Një kafe e fortë dhe mbi dozë do t‘ju dëmtojë, veç të tjerash edhe stomakun dhe do të rrisë presionin e gjakut në tru e si pasojë do të ketë ndikime jo të këndshme dhe në zemër. Përzierja që zakonisht bëhet për të qetësuar dhimbjet e kokës, mes kafes së zezë dhe paracetamolit është shumë toksike me ndikim negativ, veçanërisht në mëlçi. Nëse do të teprohej, kafja mund të sillte edhe sindroma të tilla si ankthi, paniku etj.

Ajo që dihet është se kafeina ndikon në një shtim të vogël të presionit të gjakut, por ndërsa konsumatorët e rregullt të coca-colës, që është e pasur me kafeinë, kanë më shumë shanse për të pasur sëmundje zemre, konsumatorët e rregullt të kafesë nuk e kanë një rrezik të tillë. Shpjegimi për këtë mund të gjendet në komponentët e kafesë, që nuk kanë të bëjnë me vetë kafeinën. Deri  tani janë zbuluar rreth 800 përbërës aromatikë të ndryshëm, që përmbajnë shumë antioksidantë të fuqishëm.

/Borana Belegu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar