*Përpiquni të mos e bëni teksa lexoni këtë artikull E keni pyetur ndonjëherë veten pse hapja e gojës është kaq… ngjitëse? Për të qenë të sinqertë, të gjithëve na ka ndodhur të shohim një shok, një person në autobus apo madje edhe dikë në televizor që hap gojën duke ju bërë edhe ju të hapni
*Përpiquni të mos e bëni teksa lexoni këtë artikull
E keni pyetur ndonjëherë veten pse hapja e gojës është kaq… ngjitëse? Për të qenë të sinqertë, të gjithëve na ka ndodhur të shohim një shok, një person në autobus apo madje edhe dikë në televizor që hap gojën duke ju bërë edhe ju të hapni gojën gjithashtu. “Aktiviteti i hapjes së gojës konsiston në një hapje të gjerë të pavullnetshme të saj dhe në një zgjerim maksimal të nofullës e ndjekur nga një frymëmarrje e thellë dhe një frymënxjerrje e ngadaltë,” shpjegon mjeku Reyan Saghir. “Duke ndodhur zakonisht kur jeni të lodhur ose të mërzitur, arsyeja e saktë që qëndron pas kësaj ngjarjeje të përditshme ende nuk është zbuluar plotësisht”.
Pikëpamje Shkencore
Ju mund të supozoni se ne e hapim gojën për të marrë më shumë oksigjen, fakt ky që shkencëtarët e besonin fort deri rreth 30 vjet më parë. Kjo teori u hodh poshtë nga një sërë eksperimentesh të realizuara në vitin 1987, të cilat nuk treguan asnjë lidhje midis mungesës së oksigjenit dhe nevojës për hapjen e gojës.
Për sa i përket ditëve të sotme, një nga teoritë më të njohura rreth këtij fenomeni është se ne e hapim gojën për t’u zgjuar. “Kur ndihemi të lodhur nga stimuj të përsëritur jointeresant ose jo-interaktiv siç mund të jetë një orë leksioni, trupi ynë reagon duke hapur gojën si një mjet për t’u zgjuar. Studimet e kanë provuar këtë teori meqenëse ajo çfarë vihet re është se zemra e një individi, 10-15 sekonda pas hapjes së gojës pulson pak më shpejt se normalisht, njëlloj siç ndodh me kafeinën.” thotë Dr. Saghir.
Empatia… Aksion!
Sipas studiuesve, empatia është arsyeja më e mundshme. “Ndërsa plakemi, zhvillimi jonë psikosocial dhe neurologjik përmirësohet. Kjo na bën të mendojmë se nëse njerëzve të tjerë po u hapet goja, duhet të na hapet edhe ne”, shprehet Dr. Saghir. E njohur si echophenomena, kjo dukuri përveç se tek njerëzit, është vënë re edhe tek shimpanzetë dhe qentë. Dr Saghir shton: “Vlen të përmendet fakti se hapja e gojës nuk është gjëja e vetme ku vërehet kjo sjellje kopjuese. Për shembull, në rutinën ditore, ne vazhdimisht pa e kuptuar imitojmë fjalë (echolalia) ose veprime (echopraxia) të individëve të tjerë, zakonisht për ta ndjerë veten të përfshirë”.
Ajo që kuptojmë është se e gjitha kjo është thjesht e natyrshme – truri ynë është i projektuar për të kopjuar njerëzit përreth nesh. “Studimet kanë treguar se hapja e gojës nxit “neuronet pasqyrë” në gyrusin frontal të poshtëm të pasmë në anën e djathtë të trurit, të cilët aktivizohen kur kryejnë sjellje të orientuara nga qëllimi për të imituar, duke e bërë fizikisht të pamundur rezistimin ndaj refleksit të hapjes së gojës”, shton Dr Saghir.
Megjithatë, vlen të përmendet se ky reagim ndodh vetëm në trurin e zhvilluar plotësisht. “Si të rritur me një shëndet mendor të mirë, zhvillimi ynë psikosocial na bën ne të hapim gojën kur të tjerët e bëjnë këtë. Por tek individët që nuk kanë zhvillimin e duhur mendor, efekti ngjitës i kësaj “sëmundjeje” nuk shihet. Për shembull, nga studimet e bëra tek fëmijët që janë ende në process zhvillimi të mekanizmit nervor, u pa se hapja e gojës ndodhte vetëm kur ata ishin të lodhur dhe jo kur dikush tjetër pranë tyre hapte gojën. Në mënyrë të ngjashme, edhe tek të rriturit që vuajnë nga autizmi apo skizofrenia, tek të cilët zhvillimi social është i ndryshëm, hapja e gojës nuk ishte e ndërsjellë” thotë Dr. Saghir.
Ju gjithashtu mund të jeni më tepër të predispozuar që t’ju hapet goja teksa shihni një të afërm të bëjë këtë veprim të pavullnetshëm. Duke iu kthyer edhe njëherë konceptit të hapjes së gojës nga empatia, studimet kanë treguar se ne priremi ta kopjojmë më shumë këtë sjellje kur kemi një marrëdhënie më të ngushtë me personin të cilit i hapet goja. “Për shembull, nëse një anëtari të familjes suaj i hapet goja, gjasat që ju ta përsërisni këtë sjellje janë më të larta në krahasim me një person të huaj për ju – kjo ndodh për shkak të një lidhjeje që truri ynë krijon, në mënyrë që ne të ndjejmë empati për personin në fjalë dhe të pasqyrojmë veprimet e tij, edhe pse pa dashje,” thotë Dr Saghir.
Përgjigja? Kopjimi i hapjes së gojës nga ju është thjesht një provë që tregon se sa njeri empatik jeni dhe se sa dëshirë të rrënjosur thellë keni për të forcuar lidhjet me njerëzit që i ndjeni më afër vetes. Dhe, me shumë mundësi, pas gjithë kësaj bisede për këtë fenomen të çuditshëm, ju tani jeni gati për të hapur gojën.
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *