Ja milionat që përfitohen nga “Champions”

Ja milionat që përfitohen nga “Champions”

Finalja e Ligës së Kampionëve që zhvillohet sonte në mitikun “Uembli” mes Bajernit të Mynihut dhe Borusias së Dortmundit nuk luhet vetëm për prestigj, medalje dhe kupë, por edhe për miliona euro. Skuadra që do të fitoje kupën legjendare, do te marrë me vete nga UEFA edhe 34.7 milionË euro, pa llogaritur këtu edhe përfitimet

Finalja e Ligës së Kampionëve që zhvillohet sonte në mitikun “Uembli” mes Bajernit të Mynihut dhe Borusias së Dortmundit nuk luhet vetëm për prestigj, medalje dhe kupë, por edhe për miliona euro.

Skuadra që do të fitoje kupën legjendare, do te marrë me vete nga UEFA edhe 34.7 milionË euro, pa llogaritur këtu edhe përfitimet e tjera të cilat mund t’i dyfishojnë ato. Vetëm per finalen fituesi merr 10.5 milionë euro, ndërsa humbesi 6.5 milionë.

Ndërsa skuadrat të cilat kanë marrë pjesë në kompeticionin e “Champions”, në fazën e grupeve do të marrin nga 8.6 milionë euro secila, plus edhe bonuset: një milionë euro për fitore dhe 500 mijë për barazimin.

Skuadrat të cilat kanë kaluar fazën e grupeve 3.5 milionë euro, çerekfinalistet 3.9 milionë euro dhe gjysmëfinalistet 4.9 milionë euro.

/Klajdi Lleshi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar