Ja ekipet dështake të këtij sezoni

0

Nga Aurel Qajaj 

Sezoni futbollistik 2014-2015 ka përfunduar pothuajse në të gjitha kampionatet kryesore në Evropë. Ekipet triumfuese të këtij sezoni në kampionatet kryesore janë: Bercelona në Spanjë, Çelsi në Angli, Bajerni i Mynihut në Gjermani, Juventusi në Itali dhe Paris SG në Francë.

Por si çdo sezon, edhe këtë vit ka pasur shumë skuadra të mëdha që kanë dështuar në arritjen e objektivave të tyre sezonal. Ja disa prej tyre:

1. Real Madrit

Padyshim që dështimi i këtij sezoni mban emrin e Real Madrid. Pas një sezoni të shkëlqyer ku madrilenët arritën të fitonin champions league, të dhjetin në historinë e tyre. Blerjet e mëdha që ata bënë duke marrë lojtarë si James Rodriguez dhe Toni Kroos, krijuan idene e një skuadre të pandalshme. “Galaktikët” u skualifikuan nga Juventus-i  në gjysmë finalet e Ligën e Kampioneve, ku humbën mundësinë e një përballje “klasike” me rivalin e përjetshëm Barcelonën. Ishte pikërisht skuadra “blaugrana” që i rrëmbeu edhe titullin kampion në La Liga. Një sezon i dështuar ku madrilenët nuk fituan asgjë, përtej objektivave, dështim që çoi në shkarkimin e trajnerit Karlo Anceloti.

2. Mançester Junajted

Pas sezonit zhgënjyes në të cilin skuadra e Man Junajtid nuk arriti të kualifikohej në garën evropiane. Drejtuesit e skuadrës legjendare investuan dhe bënë shumë blerje me buje sic ishte Radamel Falkao dhe Angel di Maria si edhe emërimi i trajnerit të madh Luis van Gaal në pankinën e skuadrës. Me këto emra të mëdhenj në përbërje besohej se “djajtë e kuq” do të luftonin për titullin kampion në “Premier League”. Skuadra pati luhatje të mëdha në nivelin e saj, cka bënë që skuadra të pozicionohet vetëm në vendin e katërt. Shumë pak për ketë ekip legjendar të futbollit evropian.

3. Mançester Siti

Futbolli ka treguar edhe një herë se milionat e shpenzuara nuk mund të kthehen në fitore të trofeve të rëndësishëm. Këtë gjë e ka vërtetuar sërish Man City duke zhgënjyer sërish  edhe pse ka në ekip lojtarë të niveleve të lartë. “Citizens” u skualifikuan në champions league, dhe me shumë vështirësi arritën vendin e dytë në kampionat. Por duke parë shpenzimet e kësaj skuadre është zhgënjyes fakti që nuk fituan asnjë trofe sezonal.

4. Borusia Dortmund

Ndryshe nga sezonet e mëparshme ku kjo skuadër ishte e aftë të përballej me skuadrat më të forta të Evropës, ketë sezon skuadra “verdhë e zi” zhgënjen duke u skualifikuar nga Ligën e Kampioneve si dhe me një paraqitje shumë të dobët në kampionat ku arritën vetëm vendin e 7-të duke mos u kualifikuar për në kupat evropiane. Kjo situatë detyroi trajnerin Jurgen Klop i cili e coi ketë skuadër në nivelet më të larta të japë dorëheqjen pas shtatë vitesh.

5. Arsenal

Skuadra e Arsenalit nuk zhgënjen me paraqitjen e saj, por zhgënjen me fitimin e trofeve. Pas blerjeve me buje si Aleksis Sancez dhe Dani Velbek u krijua ideja se skuadra e “topçinjve” do të ishte një konkurrente e fortë, jo vetëm në kampionatin anglez, por edhe në Ligën e Kampionëve. Por nuk ndodhi kështu. Ata u skualifikuan nga skuadra franceze e Monakos, dhe arritën vetëm vendin e tretë në kampionat. “Topçinjtë” e Arsen Venger u ngushëlluan me fitimin e trofeut FA CUP.

6. Atletiko e Madritit

Pasi surprizoi gjithë futbollin evropian sezonin e kaluar duke arritur te mposhte dy gjigantët e futbollit spanjoll si Real dhe Barca duke triumfuar në kampionatin spanjoll La Liga, dhe duke shkuar deri në finalen e Ligë së Kampioneve ku humbi ndaj Real Madrit. Këtë sezon djemtë e Diego Simeones hasën vështirësi duke arritur vetëm vendin e tretë në kampionat e duke u skualifikuar në ligën e kampionëve. Shkak për ketë mund të jetë largimi i disa prej lojtarëve kryesor të ekipit.

7. Inter

Edhe skuadra tjetër e Milanos po has shumë vështirësi, si në kampionat po ashtu edhe në kupat evropiane. Investimet e bëra dhe lojtarët e afruar në merkato bënë që të besonim se kjo skuadër do të arrinte të ringrihej në nivelet më të larta të futbollit. Por kjo gjë nuk ndodhi, pasi skuadra zikaltër pati shumë ulje-ngritje, çka ndikuan në shkarkimin e trajnerit Valter Maxarri. Emërimi i Roberto Mancinit në stolin zikaltër shtoi besimin se kjo skuadër do bënte një sezon të mirë. Por as një trajner i niveleve të larta si Mancini nuk arriti ta kualifikonte skuadrën për në kupat evropiane. Vlen të theksohet se skuadra milaneze ka formuar një ekip të qëndrueshëm.

8. Milan

Një tjetër skuadër legjendare e futbollit evropian ndodhet në vështirësi. Bëhet fjalë për Milanin. Sezoni i dytë që skuadra milaneze nuk arrin të kualifikohet në kupat evropiane, cka e dëmton shumë ekonomikisht. Skuadra kuqezi gjendet në një situatë krize ekonomike. Përpjekjet për të shitur klubin përfunduar pa rezultat, kjo krizë po reflektohet edhe në investimet e pakta të cilat e kanë çuar ekipin kuqezi në një situatë alarmante pasi po rrezikohet edhe sezoni i ardhshëm.

9. Liverpuli

Një emër me peshë në futbollin evropian dhe atë botëror, por që po has shumë vështirësi. Sezonin e kaluar me shumë vështirësi arriti të kualifikohej në Ligën e Kampioneve, por kaq, ata u skualifikuan në fazën e grupeve pa lënë shenjë. Liverpul shpenzoi shuma të mëdha në merkaton e verës që kaloi duke sjellë në “Anfield Road” emra të mëdhenj si Baloteli, por pa sukses. Ata arritën vetëm vendin e pestë duke u kualifikuar në” Europa League”, por është shumë larg skuadrës legjendare që njohim.

10. Roma

Skuadra kryeqytetase bëri një paraqitje të mirë sezonin e kaluar duke mbrojtur vendin e dytë dhe me perforcimet që kjo skuadër bëri gjatë merkatos së verës krijuan idenë se do të luftonte për titullin kampion në Seria A dhe pse jo te ecnin edhe në arenën evropiane. Por nuk ndodhi kështu. Ata patën luhatje të mëdha në lojën e tyre çka ndikoi edhe në eliminim e tyre nga Liga e Kampioneve. Por edhe në kampionat hasën shumë vështirësi dhe konkurrencë të fortë nga skuadra tjetër e kryeqytetit, Lacio, por gjithsesi u renditën të dytët në kampionat.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here