Ja çfarë ndodh kur heqim dorë nga duhani..

Pasi heqim dorë nga duhani një sërë ndryshimesh pozitive ndodhin me organizmin dhe jetën tonë sociale. 1. Brenda 20 minutash: temperatura e trupit, tensioni i gjakut dhe pulsi kthehen në normalitet. 2. Brenda 8 orësh: era e tymit zhduket dhe niveli i monoksidit të karbonit në gjak ulet në mënyrë të konsiderueshme. 3. Brenda 24

Pasi heqim dorë nga duhani një sërë ndryshimesh pozitive ndodhin me organizmin dhe jetën tonë sociale.

1. Brenda 20 minutash: temperatura e trupit, tensioni i gjakut dhe pulsi kthehen në normalitet.
2. Brenda 8 orësh: era e tymit zhduket dhe niveli i monoksidit të karbonit në gjak ulet në mënyrë të konsiderueshme.
3. Brenda 24 orëve: shanset e të pasurit e një ataku në zemër tashmë janë zvogëluar!
4. Brenda 48 orëve: shqisat janë të ri zgjuara, veçanërisht ajo e te shijuarit dhe nuhaturit jane kthyer si të reja.
5. Brenda 3 ditëve: fryma është më e relaksuar dhe te vrapuarit nuk është më vuajtje.
6. Brenda 2-3 muajve: përmirësohet se tepërmi aktiviteti i qarkullimit të gjakut dhe rritet kapaciteti i mushkërive.
7. Brenda 1-9 muajve: mushkëritë punojnë përsëri me kapacitet të plotë, gjithashtu zvogëlohet mundësia e të pasurit infeksioneve të mushkërive.
8. Brenda 1 viti: mundësia për të pasur probleme kardiovaskulare është reduktuar me 50% në krahasim me ata që pinë duhan.
9. Brenda 2 viteve: rrezikun e të pasurit te një ataku në zemër zvogëlohet në mënyrë drastike.
10. Brenda 5 vitesh: reduktohet me 50% probabiliteti i të pasurit te kancerit të mushkërive, fytit dhe ezofagut, në krahasim me ata të cilët vazhdojnë të pinë duhan.
11. Brenda 10 viteve: shanset e prekjes nga kanceri i mushkërive janë ulur në mënyrë dramatike, duke arritur nivelet e jo-duhanpirësve.
12. Brenda 15 viteve: rigjenerimi është e përfunduar dhe rreziku i të pasurit te sëmundjeve të zemrës është nivel të njëjtë sikurse ata të cilët kurrë nuk kanë tymosur.

/Enerida Malo/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar