Ja çfarë i ndodh trurit dhe kujtesës kur jeni të stresuar

0

Nuk është e pazakontë të ndihesh i çorganizuar dhe harruar kur je nën shumë stres. Por në planin afatgjatë, stresi mund të ndryshojë trurin tuaj në mënyra që ndikojnë në kujtesën tuaj.

“Studimet si te kafshët ashtu edhe te njerëzit tregojnë mjaft qartë se stresi mund të ndikojë në funksionimin e trurit,” thotë Dr. Kerry Ressler, profesor i psikiatrisë në Shkollën Mjekësore të Harvardit.

“Shkencëtarët kanë parë ndryshime në mënyrën se si truri përpunon informacionin kur njerëzit përjetojnë stres në jetën reale ose stres të prodhuar në një mjedis kërkimor. Çdo lloj stresi duket se ndërhyn në njohjen, përqëndrimin dhe kujtesën,” shtoi ai.

“Stresi ndikon jo vetëm në kujtesën por edhe në shumë funksione të tjera të trurit, si disponimin dhe ankthin. Gjithashtu nxit inflamacionin, i cili ndikon negativisht në shëndetin e zemrës, thotë Jill Goldstein, profesoreshë e psikiatrisë dhe mjekësisë në Shkollën Mjekësore të Harvardit. Kështu, stresi është shoqëruar me sëmundje të shumta kronike të trurit dhe zemrës. Përveç kësaj, ai mund të prekë ndryshe burrat dhe grate,” shprehet ajo.

Studiuesit theksojnë se është shumë e rëndësishme të gjeni mënyra për të reduktuar stresin. Të flini në orare të rregullta, të kryeni aktivitet fizik sado të vogël, të merrni kohë për veten dhe të qetësoheni. Menaxhimi i situatave me ngarkesë emocionale apo situatave të vështira është një zgjidhje e cila duhet të kihet parasysh duke qenë se të tilla situate janë të vazhdueshme në jetën e cdokujt.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here