Izraeli konfirmon sulmet ajrore drejt Sirisë

Izraeli konfirmon sulmet ajrore drejt Sirisë

Izraeli ka konfirmuar për ndërmarrjen e  një sulmi ajror me avionë në Siri. Burime zyrtare të paidentifikuara izraelite thanë se objektivi ishte një dërgesë e raketave që besohet se kanë qenë të destinuara për militantët e Hezbollahut në Lebanon. Raportet e mëparshme tregojnë se aeroplanët kishin goditur një fabrikë siriane e armëve kimike, e cila

Izraeli ka konfirmuar për ndërmarrjen e  një sulmi ajror me avionë në Siri. Burime zyrtare të paidentifikuara izraelite thanë se objektivi ishte një dërgesë e raketave që besohet se kanë qenë të destinuara për militantët e Hezbollahut në Lebanon.

Raportet e mëparshme tregojnë se aeroplanët kishin goditur një fabrikë siriane e armëve kimike, e cila qëndronte e fshehur. Sulmet nisën të premten, mendohet se u nisën nga hapësira ajrore libaneze.

Ditën e shtunë aktivistët thanë se një numër i madh njerëzish kanë vdekur në një kullë të Banias. Ajo pason raportet e së enjtes të trupave të qeverisë siriane për ndërhyrjen që bëri në fshatin e Baida ku kanë vrarë të paktën 50 njerëz.

Ndërkohë Presidenti Barak Obama ka përjashtuar dërgimin e trupave amerikane duke thënë se “Unë nuk e parashikoj një skenar në të cilin do të vendosim çizmet në terren të Sirisë, jo vetëm që do të jetë e mirë për Amerikën, por gjithashtu do të jetë e mirë dhe për Sirnë,”, tha Obama.

SHBA deklaroi se do të vayzdojë dërgimin e ndihmave humanitare për rebelët Sirianë, por jo armë. Sidoqoftë, nëse do të kemi përdorim të armlve kimike atëherë do të kemi një “ndryshim loje”.

/Xhevahir Qardaku/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar