Izrael – Palestinë, bisedime për paqe

0

Presidenti i Izraelit Shimon Peres, ka thënë se është e mundur për Izraelin dhe Palestinën të hyjnë në bashkëbisedime për paqe.

Ai i tha gazetarëve në Jordani se është koha që të rifillojnë negociata serioze dhe të përfundojnë me nje traktat paqeje.

“Ne nuk duhet ta humbasim këtë mundësi pasi do të pasohej nga një zhgënjim i madh”, ka thënë ai gjatë takimit në brigjet e Detit të Vdekur në Jordani.

“Zgjidhja mes dy vendeve është që të jetojnë në paqe dhe dinjitet”, deklaroiPeres.

Unë jam në dijeni të ndërprerjes së marrëdhënieve që ekzistojnë ndërmjet dy skajeve. Nga eksperienca ime, besoj se është e mundur t’i kapërcejmë, kjo nuk kërkon shumë kohë pasi është në interesin e të dyja palëve të shqetësuara.

 

/Irida Vata/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here