Italianët e shqipërisë: Italia jonë është këtu!

0

Nga Rovena DUPI

Dikur në vitet “90 shteti italian do të përballet me mijëra emigrantë që do të zbarkonin në portin e Barit. Anija “Vlora” e nisur nga porti i Durrësit do të mbahet mend gjatë për të dy vendet. Me mijëra njerëz që nuk kërkonin gjë tjetër veçse të kishin një jetë më të mirë në një vend që e kanë parë vetëm përmes ekranit të televizorit, Itali. Njerëz pa një orientim, të uritur që do të përlotnin liderin e Qëndrës së Djathtë të asaj kohe, Silvio Berluskonin dhe do ta bënte shtetin italian ta përqëndronte vëmendjen tek ta.

Sot kanë kaluar plot 22vite. Bashkë me vitet duket se edhe historia ka ndryshuar faqe. Tanimë janë italianët, për të cilët Shqipëria do të bëhet një vend i artë për të investuar e për të ndërtuar një jetë që në vendin e tyre, barrierat në forma të ndryshme apo edhe kriza ekonomike ia vështirësojnë. “Gjërat kanë ndyshuar, tani janë italianët që sjellin paratë e tyre dhe kursimet e prindërve në Shqipëri për të investuar” shprehet një i ri i intervistuar në emisionin “Piazza Pulita”. Në të vërtetë gjërat kanë ndyshuar shumë që prej vitit 1991. “Italia jonë është këtu, Italia që kanë ëndërruar shqiptarët”, shprehet një tjetër i ri italian i intervistuar.

Tanimë janë italianët, të cilët zgjedhin Shqipërinë për të invenstuar a punuar, i përkasin fushave të ndryshme. Investitorët janë të sektorëve të ndryshme, duke filluar me investimin kolosal për hapjen e televizioni Agon Channel, universiteti “Zoja e Këshillit të Mirë”, në përbërje të saj janë jo vetëm petagogë italian, por edhe studentë italianë, qëndrat “Call Center”, ndërrmarrjet e tekstileve, shkrimtarë italianë që promovohen në media për publikun shqiptar, por dhe shumë të tjerë që mbajnë leksione te hapura nëpër universitete.

“Sa është sot numri i italianëve në Shqipëri? Nisim nga ndërrmarrjet. Të dhënat e Dhomës së tregtisë të vitit 2012 regjistrohen 1.460 shoqëri me të paktën një ortak italian. Numri zvogëlohet po të merren në konsideratë vetëm shoqëritë me unë. Në lidhje me popullsinë. Janë 500 rezidentë italian, 1.800 lejet e qëndrimit të vlefshme (në një pupullsi prej 2.8 milionë banorësh”. Së fundmi, rreth 1.000 mijë janë të rinjtë italianë që studiojnë mjeksi në universitetin “Zoja e Këshillit të Mirë”, e binjakëzuar me Tor Vergata të Romës, shkruan “La Republica”.

Sipërmarrësi nga Roma, Francesco Beccheti zgjedh Shqipërinë për të themeluat një televizion me synimin për të pasur natyrë ndërkombëtare. Beccheti shprehet se Shqipërinë e njeh qysh herët dhe se ky investimin do ta vazhdojë derisa lekët t’i mbarojnë. Ngritja e “Agon Channel” solli në vend shumë gazetarë italianë profesionistë, duke filluar me drejtorin Maurizzio Paladiva dhe atë të drejtorit ekzekutiv Marko Livani, e shumë të tjerë, të cilët i ka dhënë një natyrë italiane kanalit. Ky televizion zbarkoi në vend gazetarin italian, Alessio Vinci, ish-korrespondentin e CNN, i cili do të linte programin “Matrix” në Mediaset  për të qenë drejtori editorial i “Agon Channel”. Realiteti që preku Vinci kishte ndryshuar fort. Sipas tij, do të jenë të shumtë italianët të cilët do të duan të vijnë në Shqipëri. “Ka energji të madhe në këtë vend. E zbulova këtë muaj më parë. Tashmë shumë italianë do të duan të vijnë këtu, do të kemi një emigracion të kundërt. Më parë vinit ju në vendin tonë, tani ndodh e kundërta”, shprehet Vinci në një intervistë në Agon Channel. Nga ana tjetër, Andrea di Quarto, gazetar i portalit “TV Sorrisi e Canzoni”, duke iu referuar figurave si Klejdi Kadiu e përcakton këtë fenomen si lëvizja e yjeve që u bën mirë të dyja vendeve.

Shteti italian e ka shrirë gjerësisht kulturën e tij në Shqipëri përmes hapjes së universitetit “Zoja  e Këshillit të Mirë” më 27 shtator 2004. Ky institucion i cilësuar si jofitimprurës është ngrituar nga fondacioni “Zoja e Këshillit të Mirë” me seli në Romë. Hapja e këtij universiteti çeli një epokë të re për marrëdhëniet Shqipëri-Itali. Përveç stafit italian tanimë studentë italianë zgjedhin këtë universitet si një mundësi e mirë për të kryer studimet universitare. Marrja e një diplome të barazvlefshme me shtetin italian dhe njohja e saj nga Bashkimi Europia, infrastruktura moderne do ta bënin këtë universitet nga më të lakmuarit në vend. Në një vidio prezantimi të universitetit rektori, Prof. Paolo Rauti shprehet: “E rëndësishme është fakti i sjelljes në Shqipëri eksperiencën e universiteteve italiane, në këtë mënyrë studentët shqiptarë nuk do t’u duhet të shkojnë në itali, gjithashtu edhe studentë italianë janë mjaft të integruar me shqiptarët dhe kjo vjen pasi të dy pupujt kanë të përafërta me njëri-tjetrin”. Luca Evangelista, nga Napoli student i mjeksisë shprehet: “Këtu ndihem si në shtëpinë time kam shumë raporte të mira me shqiparët”.

Muaji nëntor shënon një eveniment për vendin tonë, atë të” Panairit të Librit”. Nëntori 2013 do të mirëpriste një nga ikonat e gazetarisë italiane, Bruno Vespa. Pas suksesit në Itali, Vespa përkthen librin e tij “Dashuri dhe Pushtet” me synimin se do të bëhet “bestseller” edhe në Shqipëri. Surprizë për publikun shqiptar do te jetë jo vetëm prezenca e gazetarit, por edhe ajo e bashkëshortes së tij, Augusta Lanini. Të ftuar në programin “E Diell”, çifti italian do të flasin mbi çështje të Shqipërisë, për shtetin Italian dhe jetën e tyre bashkëshortore. Vespa nuk lë pa shprehur sesi Shqipëria ka arritur një progres të madh dhe se janë italianët ato të cilët zgjedhin këtë vend për të investuar. “Përceptimi i opinionit italian është kthyer përmbys gjatë viteve të fundit, tani po ndodh e kundërta. Jemi ne ato që po vijmë të investojmë e punojmë në Shqipëri, sepse është një shtet me zhvillim të madh. Të rinjtë shqiptarë kanë më shumë shance se bashkëmoshatarët italianë”.

Jo vetëm kaq, në Shqipëri janë shumë të njohura “Call Center”, ku ndërrmarrje të rëndësishme italiane promovohen nga punonjës shqiptarë dhe italianë. Në një kronikë të televizionit TGR thuhet se përqëndrimi i këryre qëndrave në Shqipëri është bërë pasi shqiptarët dinë shumë mirë gjuhën italiane dhe shmang barrierat fiskale të vendit të tyre.

Prej sot kanë kaluar 22 vite nga eksodi i viteve “90, por për ironi të fatit të japin përshtypjen sikur ka ndodhur shumë vite më parë. Njerëz të uritur, njerëz që sakrifikuan jetën, njerëz që kërkonin mëshirë pa një destinacion, thjesht të udhëhequr nga instikti njerëzor për një jetë më të mirë. Janë vetëm 22 vite nga anija “Vlora” që shënoi eksodin e vitit 1991, shumë nga këto personazhe kanë ndërtuar një jetë të shëndetshme e tani janë ato që presin çdo ditë shtetas italianë, që zgjedhin Shqipërinë si vendin e artë për të investuar, studiuar a punuar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here