Itali, shpallet e pafajmshme nëna që masakroi tre vajzat

0

Nëna shqiptare, autore e vrasjes së tre fëmijëve të saj në mars të vitit 2014 është shpallur e pafajshme. Trupi gjykues mori këtë vendim me argumentin se 38 vjeçarja vuante nga “probleme mendore”, ndërkohë që shqiptarja duhet të qëndrojë për 10 vite në një spital psikiatrie. Mësohet se procesi gjygjsor ndaj shqiptares është bërë me hapa të shpejtë ndërkohë që vetë Edlira Dobrushi nuk ka qenë e pranishme seancë.

Sipas rezultateve të autopsisë Edlira Dobrushi ka masakruar fëmijët e saj duke i qëlluar 90 herë me thikë, përkatësisht çdonjëra nga vajzat është qëlluar me thikë 30 herë.

Gjatë periudhës së ngjarjes avokati i Edlirës është shprehur se kish folur disa herë me të për ta vënë në dijeni të asaj që kishte folur. Nga ana tjetër 38 vjeçarja është shprehur se e ka bërë krimin për të shpëtuar vajzat e saj nga një jetë mizore që ato i priste në të ardhmen, ndërkohë që pas krimit ajo ka tentuar vetëvrasjen duke prerë venat.

38 vjeçarja ishte e divorcuar nga bashkëshorti, i cili kishte krijuar një familje të re. Trupat e pajetë të tri vajzave janë sjellë në Shqipëri dhe janë varrosur në fshatin Dobrush të Komunës Malzi të Kukësit. Aktualisht Edlira Dobrushi ndodhet në burgun e Leços pasi doli nga spitali ku ishte shtruar pasi kreu krimin makabër.

/Objektiv.al/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here