Itali shkatërrohet banda e shqipëtarëve, kapen 20 kg drogë

Itali shkatërrohet banda e shqipëtarëve, kapen 20 kg drogë

Autoritetet italiane kanë shkatërruar një bandë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike duke sekuestruar edhe 20 kg lëndë narkotike. 17 kg lëndë narkotike e llojit heroinë dhe 2,5 kg lëndë narkotike e llojit kokainë u sekuestrua në Portin e Barit. Sipas informacionit të policisë italiane bëhet me dije se pjesë e këtij rrjeti ishin 12

Autoritetet italiane kanë shkatërruar një bandë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike duke sekuestruar edhe 20 kg lëndë narkotike. 17 kg lëndë narkotike e llojit heroinë dhe 2,5 kg lëndë narkotike e llojit kokainë u sekuestrua në Portin e Barit.

Sipas informacionit të policisë italiane bëhet me dije se pjesë e këtij rrjeti ishin 12 shqiptarë të cilët janë arrestuar.

Teksa kreu i saj, shqiptari 35-vjeçar Emiljano Spahiu dhe katër persona të tjerë janë arratisur.

Të përfshirë në këtë rrjet trafiku janë dhe dy shtetas italianë, Mauro Todisco dhe Alessandro Pace të cilët u arrestuan javën e kaluar. Sipas burimeve nga autoritetet fqinje bëhet me dije se ky aksion ishte pjesë e një operacioni të koduar ‘Riviera’ i vitit 2010. Ndërkaq që nuk bëhen me dije emrat e pjesëtarëve të tjerë të bandës kriminale.

 /Sonila Duka/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar