Itali, ndalohet shqiptari, trafikonte lëndë narkotike

0

Një tjetër shqiptar është arrestuar sot në Itali nën akuzën trafikim të lëndës narkotike.

Samir Damazeti, 28 vjeç u arrestua pas një hetimi, që policia e Perugias kishte kryer ndaj tij përreth 1 javë. Në momentin e arrestimit shqiptarit iu gjet 1kg drogë e ndarë në 3000 doza, të cilat do të tregëtoheshin për vlerën 300 mijë euro.

Policia e Perugias sekuestroi nën cilësinë e provës materiale edhe 16 euro, të ndara në 10, 20, 50, 100 dhe 200euro.

Damazeti kishte dy apartamente në Perugia të Italisë, një ku qëndronte vetë dhe tek tjetri shkonte kur merrte porosi përmes telefonit  dhe më pas ua shpërndante klientëve të tij.

/Rovena Dupi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here