Itali, mosmarrëveshje midis koalicionit në pushtet

Itali, mosmarrëveshje midis koalicionit në pushtet

Kryeministri italian Enriko Leta paralajmëroi koalicionin e tij të qendrës së djathtë se e ardhmja e qeverisë është në rrezik pas sulmeve të furishme mbi Silvio Berluskonin për shkak të reagimit të tij ndaj magjistratëve në një tubim në fundjavë. Tensionet ndërmjet partnerëve në koalicionin jo të lehtë të Letas , në mes të aleatëve

Kryeministri italian Enriko Leta paralajmëroi koalicionin e tij të qendrës së djathtë se e ardhmja e qeverisë është në rrezik pas sulmeve të furishme mbi Silvio Berluskonin për shkak të reagimit të tij ndaj magjistratëve në një tubim në fundjavë.

Tensionet ndërmjet partnerëve në koalicionin jo të lehtë të Letas , në mes të aleatëve tradicionalë në të djathtë dhe të majtëve dolën haptazi pas një tubimi në qytetin verior të Breshias, ku te pranishëm ishin ministrat e partisë së Berluskonit.

Berluskoni akuzoi magjistratët se po përpiqen ta eliminojnë atë politikisht, pasi ankesa e tij kundër dënimit me katër vjet burg për mashtrim tatimor u refuzua javën e kaluar.

Ministri i Brendshëm Anxhelino Alfano, sekretar i partisë së Berluskonit, i cili ishte i pranishëm në demonstratë, mori akuza nga anëtarët e qendrës së majtë të partisë së kyeministrit Leta, se ai po mbështeste sulmin ndaj Magjistraturës.

/Jola Llozhi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar