Itali, mbi 10 mijë tifozë për të mbështetur Shqipërinë

Përfaqësuesja shqiptare e futbollit do të luajë sonte në 20:45 ndeshjen historike me Italinë katër herë kampione e Botes. Përveçse është përballja e parë mes këtyre dy skuadrave, kjo është një tjetër mundësi e shkëlqyer për mbarë tifozerinë shqiptare të tregojë vlerat e saj përpara opinionit ndërkombëtar. Kjo ndeshje vjen vetëm dy ditë pas përballjes

Përfaqësuesja shqiptare e futbollit do të luajë sonte në 20:45 ndeshjen historike me Italinë katër herë kampione e Botes. Përveçse është përballja e parë mes këtyre dy skuadrave, kjo është një tjetër mundësi e shkëlqyer për mbarë tifozerinë shqiptare të tregojë vlerat e saj përpara opinionit ndërkombëtar.

Kjo ndeshje vjen vetëm dy ditë pas përballjes së Italisë me Kroacinë në Milano, ku tifozët kroatë shkaktuan incidente me hedhjen e bombave tymuese në fushë, që shkaktuan ndërprerjen për 10 minuta të ndeshjes.

Agjencia italiane ANSA, këtë të hënë i ka bërë jehonë lajmit se mbi 10 mijë bileta u janë shitur tifozëve shqiptarë për ndeshjen mes Italisë dhe kuqezinjve të drejtuar nga një trajneri italian Xhani de Biasi, një miqësore që do të zhvillohet në stadiumin “Luigi Ferraris” të Xhenovas.

Dhe, ashtu si dhe qëllimi i zhvillimit të kësaj miqësoreje, me të ardhurat e siguruara nga shitja e biletave që do të shkojnë në favor të të përmbyturve, ky do të jetë një tjetër rast i artë për të treguar vlerat e shqiptarëve, të cilët sipas medias italiane do të vijnë jo vetëm nga komuniteti në Xhenova, por edhe nga pjesët veriore e qendrore të Italisë, si dhe shumë të tjerë nga Zvicra, Franca e Gjermania.

Policia xhenoveze ka bërë të ditur se është e gatshme të ofrojë të gjitha kushtet e nevojshme të rendit, edhe pse nuk duhet të ketë asnjë shkak për të pasur nevojë për ndërhyrjen e tyre.

Ndërkohë për Shqipërinë, kjo miqësore vjen katër ditë pas përballjes me Francën, ndeshje e cila përfundoi me rezultatin 1-1.

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar