Policia italiane ka arrestuar një shqiptar, 31 vjeç të kapur me drogë të llojit marjuanë e kokainë. Burime nga media italiane bëjnë me dije se shqiptari kishte qenë pjesë e ushtrisë dhe është kapur me 2 kg marjuanë dhe një sasi kokaine. Ish-ushtaraku që ka shërbyer me forcat shqiptare në Afganistan dhe Irak është arrestuar
Policia italiane ka arrestuar një shqiptar, 31 vjeç të kapur me drogë të llojit marjuanë e kokainë. Burime nga media italiane bëjnë me dije se shqiptari kishte qenë pjesë e ushtrisë dhe është kapur me 2 kg marjuanë dhe një sasi kokaine. Ish-ushtaraku që ka shërbyer me forcat shqiptare në Afganistan dhe Irak është arrestuar në Pavia të Lombardisë ditën e djeshme.
Ndalimi i shtetasit shqiptar është bërë pas disa sinjalizimeve të disa personave përmes numrave të telefonit. Policët gjetën në rrotat e automjetit tip “Mercedez Class A” 1.75 kg marjuanë. Ndërkohë që në kontrollin e bërë në banesën e tij janë gjetur 200 gramë kokainë në kasafortë.
Gjatë hetimit karabinierët e Pavisa zbuluan se shtetasi kishte pasur një kkarrierë në forcat e armatosura të Shqipërisë, ku edhe ka shërbyer në disa misione paqeruajtese si efektiv komando në Afganistan e Irak.
/Objektiv.al/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *