Itali, goditet nga rrufeja në plazh, vdes 12-vjeçari

Itali, goditet nga rrufeja në plazh, vdes 12-vjeçari

Një ngjarje e pazakontë është shënuar pasditen e së hënës në plazhin e Tarantos në rajonin e Pulias, në Italinë jugore. Dy kushërinj të moshës 12 dhe 14 vjeç, janë goditur nga rrufeja, ndërsa ishin duke luajtur në plazh. Njëri prej tyre, më i vogli, vdiq para syve të babait të tij, ndërsa po luante

Një ngjarje e pazakontë është shënuar pasditen e së hënës në plazhin e Tarantos në rajonin e Pulias, në Italinë jugore. Dy kushërinj të moshës 12 dhe 14 vjeç, janë goditur nga rrufeja, ndërsa ishin duke luajtur në plazh. Njëri prej tyre, më i vogli, vdiq para syve të babait të tij, ndërsa po luante me top në rërë.

14-vjeçari u dërgua menjëherë në spital ku po mbahet në vëmendje maksimale. Mjekët janë shprehur optimistë për jetën e tij. Sipas të dhënave të para, mund të kenë qenë syzet shkak për shkarkimin e rrufesë.

/Sonila Duka/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar