Itali-Një shqiptar dhe një shtetas afrikan janë ekzekutuar mbrëmjen e 18 shtatorit në një lagje në Milano, ndërsa ka mbetur i plagosur një tjetër shqiptar. Viktima është Arben Kthella, 37 vjeç nga fshati Manati i Lezhës dhe i plagosur është Mond Kthella, 40 vjeç nga Manati i Lezës. Burimet nga mediat italiane kanë bërë sot
Itali-Një shqiptar dhe një shtetas afrikan janë ekzekutuar mbrëmjen e 18 shtatorit në një lagje në Milano, ndërsa ka mbetur i plagosur një tjetër shqiptar. Viktima është Arben Kthella, 37 vjeç nga fshati Manati i Lezhës dhe i plagosur është Mond Kthella, 40 vjeç nga Manati i Lezës. Burimet nga mediat italiane kanë bërë sot të ditur emrat e dy shqiptarëve, ndërsa raportojnë se shkak i ngjarjes ka qenë një larje hesapesh.
Banorët e zonës kanë bërë kallzimin në polici pasi kanë dëgjuar të shtëna armësh. Autori i vrasjes është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes pas krimit, ndërkohë që policia e ka shpallur në kërkim.
Viktima është është qëlluar me dy plumba në kokë dhe është gjetur në cep të sheshit Gjustino Fortunato në rrugën Casarsa, përballë hyrjes në spitalin Galeazzi. Viktima e dytë është shtetasi afrikan i gjetur në rrugën Marna, i cili humbi jetën pas pak minutash kur njerëzit tentuan ta dërgonin në spital. Personi i tretë i plagosur është qëlluar me një plumb në bark dhe është jashtë rrezikut për jetën dhe pritet të japë dëshminë e tij në lidhje me ngjarjen. Sipas “Sky.it” një shqiptar është ndaluar si autor i dyshuar i ngjarjes.
/Objektiv.al/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *