Itali, bie autobusi në humnerë, 38 viktima

0

Një autobus ka rënë mbrëmë në humnerë,në autostradën Napoli-Canosa duke shkaktuar vdekjen e 38 personave dhe plagosjen e rëndë të 11 të tjerëve. Mësohet se para se të bintë nga rreth 30 metra lartësi, autobusi është përplasur me disa makina dhe bordurën anësore të rrugës.

Sipas mediave italiane në autobusin e aksidentuar i cili po udhëtonte në drejtim të Napolit, kishte 50 persona të cilët ktheheshin nga një vend peligrinazhi në rajonin jugor të Campania.

“Situata është kritike.Njerëzit tanë janë duke punuar për të shpëtuar sa më shumë jetë të jetë e mundur” tha shefi i ekipit të  shpëtimit  Pellegrino Landolo.

Të plagosurit janë shpërndarë në  Avellino, Salerno dhe Nola ndërsa autoritetet shëndetësore  frikësohen se numri i viktimave mund të rritet.

Mediat italiane bëjnë të ditur më tej  se shkak i ktij aksidenti ka qënë shpërthimi i gomës së autobusit që e ka bërë drejtuesin të humbasë kontrollin e mjetit.

/ Elta Liksenaj /

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here