Itali 4-3 Japoni, Giovinco shënon golin e fitores për Italinë

0

Ndeshja më e bukur e turneut ndërmjet Italisë dhe Japonisë u mbyll me fitoren e Italisë. Rezultatri 4:3 i siguroi Italisë vendin për në gjysmëfinalen e Kupës së Konfederatës, djemëve te Prandeli, ndërsa Japonia u skualifikua nga turneu.

Djemtë e Alberto Zaçheromit patën një fillim të shkëlqyer, duke dalë të parët në avantash me golat e shënuar nga Keisuke Honda në minutën e 21 dhe Shinji Kagawa në minutë e 33,por që në pjesën e parë Daniele De Rosi shënon gol për Italinë duke e mbyllur pjesën e parë 1:2 në favor të aziatikëve.

Në një 11 minutësh spektakolar të pjesës së dytë Italian arrine të kthejë rezultatin me golat e shënuar nga Atsuto Uchida në minutën e 50 dhe 2 minuta më vonë nga Mario Balotelli, por djemtë e Zaçheronit u dukën se nuk do të dorzoheshin kollaj dhe arritën të barazojnë me Shinji Okazaki në minutën e 69.

Atëherë kur mendohej se gjithçka do të përfundonte me një barazim, Sebastian Giovinco me klasin e tij i jep skuadrës italjane golin e fitores 4 minuta përpara mbarimit të kohës së rregullt.

Japonezët vazhduan duke u bërë presling, por koha nuk u premtoi duke e mbyllur ndeshjen në disfavor të tyre.

/Marenglen Kume/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here