Itali, 24 vjeçarja shqiptare i shpëton vdekjes

Itali, 24 vjeçarja shqiptare i shpëton vdekjes

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Napolit, ku një vajzë shqiptare u gjet pothuajse pa jetë në hyrjen e një pallati. Xhulia Toska, pasi ishte plagosur rëndë në kokë dhe kraharor ishte futur në një qese të madhe që zakonisht përdoret për mbeturina. Banorët lajmëruan menjëherë policinë kur dëgjuan lëvizje dhe rënkime brenda

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Napolit, ku një vajzë shqiptare u gjet pothuajse pa jetë në hyrjen e një pallati.

Xhulia Toska, pasi ishte plagosur rëndë në kokë dhe kraharor ishte futur në një qese të madhe që zakonisht përdoret për mbeturina.

Banorët lajmëruan menjëherë policinë kur dëgjuan lëvizje dhe rënkime brenda në qese.

Hetuesit bëjnë të ditur se vajza është dhunuar rëndë në dhomën e gjumit, më pas është nxjerrë zvarrë në hyrjen e pallatit brenda qeses plastike, duke menduar se ishte pa jetë dhe në pritje të një automjeti për ta hedhur diku trupin.

Aktualisht vajza është e shtruar në reanimacion, dhe është në gjendje kome farmakologjike.

Sipas hetuesve mendohet që një 28 vjeçar vendas ka lidhje me ngjarjen, i cili nuk është i akuzuar formalisht por po merret në pyetje.

Ndërkohë, po kërkohet një shtetas shqiptar që jetonte me viktimën, e cila banonte prej njëzet ditësh në pallatin ku u gjet e dhunuar barbarisht.

/Muzafere Dema/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar