Ismail Kadare – Arkitekti i Letërsisë Shqipe

Nga: Fatbardha Bushi Ismail Kadare, arkitekti bashkëkohor i letërsisë Shqipe, por jo vetëm. Edhe sot, si shumë herë të tjera jemi nderuar të gjithë si vend, komb. Autori i mirënjohur me origjinë nga qyteti ynë i Gjirokastrës, poeti, botuesi i shumë veprave. Me një krijimtari me larmishmëri në zhvillimin e Letërsisë. Sot është vlerësuar me

Nga: Fatbardha Bushi

Ismail Kadare, arkitekti bashkëkohor i letërsisë Shqipe, por jo vetëm. Edhe sot, si shumë herë të tjera jemi nderuar të gjithë si vend, komb. Autori i mirënjohur me origjinë nga qyteti ynë i Gjirokastrës, poeti, botuesi i shumë veprave. Me një krijimtari me larmishmëri në zhvillimin e Letërsisë. Sot është vlerësuar me një çmim tjetër shumë të rëndësishëm në qytetin e Italisë. Kadare është nderuar me çmimin “Nonino” si një motivim në  këtë fillimvit të 2018-tës.

Vlerësimi me këtë çmim është dhënë në edicionin e 43 të tij. Çmimet janë kryesuar nga një juri prestigjoze nga V.S.Naipaul. Kadare i lindur më 1936 në qytetin që ndër breza ka  mbjellë kulturë, art,,, jeta e tij është ndarë respektivisht e jetuar në dy pjesë kohësh në dy vende të ndyshme midis Shqipërisë dhe Parisit. Autori, krijuesi dhe fitues, që si shumë zhanere të tjera të letërsisë, por kryesisht mjeshtër i Romaneve sërisht vlerësohet .

Romanet, aty ku e gjejmë më së shumti të gdhendur prej tij realitete aq sa parashikime, të kohëve të ndryshme sa dhe të kohëve të ardhshme. Shumë bukur të transferon në konceptimin dhe përjetimin e kohën. I vendos personazhet në hapësira të ndryshme, me role shpesh të dyfishta midis kohëve të njejta. Vargjet e tij të para Autori i realizoi në moshën 18 vjeçare me përmbledhje poetike të quajtura si “Frymëzime djaloshore”.

Fati ynë që autori ende fal një botë të zhvillimit, krijimit dhe rrënjimit të letërsisë në rrang ndërkombëtar. Autori që është frymëzim për letërsinë, poezinë, prozën, etj. Për brezat të tërë,si për gjeneratat tona ashtu edhe në vendet e huaja po shohim, dëgjojmë dhe bashkënderohemi me këtë autor si një shembull, vlerësim, pasqyrim dhe krenari për vendin dhe ne  i vlerësuar me çmime të shumtë në vende të  ndryshme të huaja.

Kadare autori që shpesh ka sfiduar me shkrimet e tij edhe egzistencën e  regjimeve të ndryshme politikë. Kadare me Romanin e parë të shkruar në Moskë më 1959, “Qyteti pa reklama”, paraqet një thyerje të rregullave në të cilat pëmbaheshin në atë kohë në realizmin socialist. Durrësi qyteti që përqafon detin, është vendi ku autori kalonte dhe pushimet e tij.

Fitoret e tij janë të shumta e presim shumë të tjerë, prej një autori si arkitekti i gdhendjes së fjalës në format më të  goditura në vendin e duhur. Si dhe fitues i vlerësuar të çmimit  Ndërkombëtar  të Booker Man në vitin 2005. Çmimet priten të ndahen, më 27 Janar në Distilleries Nonino në Ronchi di Percoto.

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar