Islami: Rama po kopjon Berishën

Islami: Rama po kopjon Berishën

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Tiranës, Kastriot Islami, në një intervistë për gazetën “Panorama” e quan gabim të rëndë deklaratën e Pandeli Majkos, i cili e cilësoi tradhtar ish-deputetin socialist. Islami flet për përplasjen me Ramën dhe marrëveshjen e tij me Ilir Metën. Ai komenton gjithashtu daljen si të pavarur të

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Tiranës, Kastriot Islami, në një intervistë për gazetën “Panorama” e quan gabim të rëndë deklaratën e Pandeli Majkos, i cili e cilësoi tradhtar ish-deputetin socialist.

Islami flet për përplasjen me Ramën dhe marrëveshjen e tij me Ilir Metën. Ai komenton gjithashtu daljen si të pavarur të Malajt e Priftit dhe kandidimin në radhët e PR-së të Agron Dukës.

“Sigurisht që sinergjia negative e së majtës do të rritet edhe nga këta tre faktorë. Kandidimi i Dukës do të ketë ndikimin maksimal që mund të rrisë mandatet e së djathtës. Po ashtu edhe kandidimi i Priftit në rastin maksimal ul me 1 mandat fuqinë e së majtës dhe, në rastin më minimal, konsolidon rezultatin 9 mandate për të majtën dhe 7 mandate për të djathtën. Kurse rasti Malaj është më kompleks”, thekson z. Islami.

Gjithashtu ai u shpreh se Rama po tenton të kopjojë Berishën, por që nuk ia del dot. Në intervistën e dhënë për gazetën “Panorama”, Islami shprehet se Rama është një autoritar i paaftë, anakronik dhe klientelist.

“Rama tenton të kopjojë Berishën, por e ka të pamundur për shkak të kompleksit të inferioritetit dhe rezulton një kopje e shëmtuar e qesharake. Nëse Berisha ka autoritet kulturor, profesional e gjithçka deri autoritet politik në PD dhe mbi këtë bazë ka ndërtuar një ekip në respekt të vlerave e të meritave, Rama  është një autoritar i paaftë, anakronik e klientelist, inkoherent e violent që urren hierarkinë e vlerave, refuzon rregullat dhe nuk respekton institucionet”, thotë Kastriot Islami, ish-funksionar i lartë i PS-së që tashmë garon për PD-në.

/Nexhat Hoxha/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar