Shtetasi shqiptar Ervin Hasanaj është egzekutuar nga xhihadistët pasi ka refuzuar të luftonte për Shtetin Islamik. Hasanaj ishte larguar drejt Sirisë bashkë me gruan dhe dy fëmijët e tij për t’iu bashkuar Shtetit Islamik, por atje është përballuar me një realitet zhgënjyes dhe ka dashur të braktisë luftën. Bëhet me dije se i riu nga
Shtetasi shqiptar Ervin Hasanaj është egzekutuar nga xhihadistët pasi ka refuzuar të luftonte për Shtetin Islamik. Hasanaj ishte larguar drejt Sirisë bashkë me gruan dhe dy fëmijët e tij për t’iu bashkuar Shtetit Islamik, por atje është përballuar me një realitet zhgënjyes dhe ka dashur të braktisë luftën.
Bëhet me dije se i riu nga Sauku është egzekutuar dhe vdekja e tij i është mbajtur e fshehtë familjarëve të tij. Ervin Hasanaj ishte rekrutuar nga Shteti Islamik për të kryer luftë në rajonin e Shamit, por realiteti ka qenë i kundërt për të. Në fakt nuk është e lehtë të dalësh nga Shteti Islamik pa rrezikur jetën gjë kjo që i ka ndodhur edhe Hasanajt.
Bashkë me të shkon në 17 numri i shqiptarëve që humbin jetën në territorin islamik nga 90 shqiptarë të rekrutuar për xhihad.
/Objektiv.al/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *