Ishujt, Japonia paralajmëron kundërpërgjigje ushtarake ndaj Kinës

Ishujt, Japonia paralajmëron kundërpërgjigje ushtarake ndaj Kinës

Japonia do t’i përgjigjet me forcë çdo përpjekjeje kineze ndaj ishujve të kontestuar, paralajmëroi kryeministri japonez Shinzo Abe. Paralajmërimi i shefit të ekzekutivit japonez erdhi pas lundrimit të tetë anijeve kineze në afërsi të Detit në Lindje të Kinës, zonë kjo e pretenduar prej të dyja palëve. Ndërkohë, raportohet se aktivistë japonez me 10 anije

Japonia do t’i përgjigjet me forcë çdo përpjekjeje kineze ndaj ishujve të kontestuar, paralajmëroi kryeministri japonez Shinzo Abe.

Paralajmërimi i shefit të ekzekutivit japonez erdhi pas lundrimit të tetë anijeve kineze në afërsi të Detit në Lindje të Kinës, zonë kjo e pretenduar prej të dyja palëve.

Ndërkohë, raportohet se aktivistë japonez me 10 anije peshkimi janë pozicionuar në këto ujëra, teksa është shtuar edhe numri i rojeve bregdetare.

Sipas BBC, paralajmërimi i kryministrit japonez ishte ndër më të prerët që kur Abe erdhi në pushtet në dhjetorin e kaluar.

E. C. / Objektiv

ishujt kineze

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar