“Isha idioti i familjes por më vonë fitova ‘Nobel’-in”

Në intervistën e titulluar “Isha idioti i familjes por më pas fitova ‘Nobel’-in”, Pamuk shpjegon se vjen nga një familje plot inxhinierë, kështu që pritshmëritë ishin të larta, dhe se në këtë rrugë fillimisht kishte ecur nga frika ndaj mësuesve. Pyetjes së gazetarit Piergiorgio Odifreddi se nëse nënkuptonte “idiotin e familjes si të shkrimtarit francez,

Në intervistën e titulluar “Isha idioti i familjes por më pas fitova ‘Nobel’-in”, Pamuk shpjegon se vjen nga një familje plot inxhinierë, kështu që pritshmëritë ishin të larta, dhe se në këtë rrugë fillimisht kishte ecur nga frika ndaj mësuesve.

Pyetjes së gazetarit Piergiorgio Odifreddi se nëse nënkuptonte “idiotin e familjes si të shkrimtarit francez, Jean Paul Sartrit”, fituesi i çmimit “Nobel” iu përgjigj: “Po. Madje edhe më shumë. Familja gjithmonë është e fokusuar më shumë në arsimimin e fëmijës së parë. Edhe ai ndjen gjithnjë e më shumë përgjegjësi. Kur shkonim diku ai kërkonte rrugën kurse unë shikoja në ajër, ëndërroja duke shikuar vitrinat. Të lindësh i dyti ka avantazhe dhe disavantazhe. Ata që lindin të dytët piqen më vonë”.

Pyetjes së çfarë po bënte aktualisht, Pamuk iu përgjigj duke thënë se “pas përfundimit të punëve me muzeun i jam rikthyer shkrimit. Aktualisht jam në mesin e punës për një roman të ri. Tanimë jam 60-vjeç. Nuk më kanë ikur ambiciet pas fitimit të çmimit “Nobel”, përkundrazi, vijoj të punoj shumë. Kam pak kohë për të jetuar, por shumë për të shkruar”./Start/F. P/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar