Ish-presidenti Bush mbështet Obamën për golfin

Ish-presidenti Bush mbështet Obamën për golfin

Ish-presidenti amerikan, George Bush ka deklaruar se presidenti aktual Barack Obama, nuk duhet të kritikohet për sasinë e kohës që e shpenzon për golf. Bush, tha në një intervistë për televizionin Golf Channel se golfi është mënyrë e mirë për presidentin që të relaksohet nga presioni. Ish-presidenti e kishte ndërprerë lojën e golfit në vjeshtë

Ish-presidenti amerikan, George Bush ka deklaruar se presidenti aktual Barack Obama, nuk duhet të kritikohet për sasinë e kohës që e shpenzon për golf.

Bush, tha në një intervistë për televizionin Golf Channel se golfi është mënyrë e mirë për presidentin që të relaksohet nga presioni.

Ish-presidenti e kishte ndërprerë lojën e golfit në vjeshtë të vitit 2003, afro dy vite e gjysëm pasi kishte hyrë në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se nuk ishte përkatëse për presidentin që të shihej duke luajtur golf, derisa trupat e Shteteve të Bashkuara luftonin në Irak dhe Afganistan.

Ndërkohë sipas rrjetit CBS, Obama ka zhvilluar më se 140 runde të golfit, prej momentit kur u zgjodh president në vitin 2009.

Obama shpeshherë është ballafaquar me kritika lidhur me aktivitetin e tij nga rivalët politikë amerikanë.

/Xhevahir Qardaku/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar