Ish-pjesëtarët e TMK-së kërkojnë punësim

Ish-pjesëtarët e TMK-së kërkojnë punësim

Rreth 1500 ish-anëtarë të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) kanë mbetur pa punë dhe pa pension me transformimin e TMK-së në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK). Kjo ka qenë edhe arsyeja që një grup përfaqësues i ish-ushtarakëve i është drejtuar Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale për të diskutuar rreth gjendjes dhe mundësisë së

Rreth 1500 ish-anëtarë të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) kanë mbetur pa punë dhe pa pension me transformimin e TMK-së në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK). Kjo ka qenë edhe arsyeja që një grup përfaqësues i ish-ushtarakëve i është drejtuar Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale për të diskutuar rreth gjendjes dhe mundësisë së risistemimit të tyre.

Drejtori i zyrës për çështjen e trashëgimisë së TMK-së, Safet Syla, ka bërë të ditur se ish-pjesëtarët e TMK-së, që nuk janë angazhuar në FSK, janë duke jetuar në kushte të rënda ekonomike.

“Ne sot, bashkë me Këshillin Iniciues për Mbrojtjen e të Drejtave të ish-pjesëtarëve të TMK-së, u pritëm në takim nga zëvendësministri, ku u diskutuan të gjitha format dhe mundësitë për punësimin e ish pjesëtarëve të TMK-së. Kërkesa jonë ishte që qeveria të marrë një vendim që t’i jepet përparësi ish-pjesëtarëve të TMK-së për punësim në institucionet publike dhe në kompanitë publike e private”,- ka thënë ai.

Ndër kërkesat që kanë ish-anëtarët e TMK-së janë edhe njohja politike e statusit të ish-ushtarakut dhe gradave ushtarake për të gjithë ish-pjesëtarët e TMK-së, dalja e parakohshme në pension,  punësimi i gjithë pjesëtarëve të mbetur pa punë si dhe deri atëherë , pagesa e një page sa paga aktuale e një anëtari aktiv të FSK-së.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar