Irani: Kurrë armë bërthamore

Irani: Kurrë armë bërthamore

Presidenti i ri iranian, Hassan Rouhani deklaroi se armët bërthamore nuk janë dhe nuk do të jenë kurrë në ambiciet e vendit të tij. Në një intervistë për televizionin amerikan, NBC, Rouhani tha se ka autoritetin e nevojshëm për të diskutuar me perëndimin mbi programin bërthamor të Teheranit. Gjithashtu  vlerësoi si pozitive dhe konstruktive letrën

Presidenti i ri iranian, Hassan Rouhani deklaroi se armët bërthamore nuk janë dhe nuk do të jenë kurrë në ambiciet e vendit të tij.

Në një intervistë për televizionin amerikan, NBC, Rouhani tha se ka autoritetin e nevojshëm për të diskutuar me perëndimin mbi programin bërthamor të Teheranit. Gjithashtu  vlerësoi si pozitive dhe konstruktive letrën e dërguar së fundmi nga presidenti amerikan, Barack Obama.

Më herët Irani njoftoi lirimin e 11 të burgosurve politikë, përfshirë këtu aktivisten e mirënjohur të të drejtave të njeriut, juristen Nasrin Sotoudeh dhe politikanin reformist Mohsen Aminzadeh.

Prej vitesh Irani vuan pasojat e sanksioneve të Kombeve të Bashkuara dhe të Perëndimit për programin e tij bërthamor. Javën e ardhshme, presidenti Rouhani do të mbërrijë në Nju Jork për një sërë takimesh në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Në qendër të tyre do të jetë programi bërthamor dhe situata në Siri.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar