Presidenti i ri iranian, Hassan Rouhani deklaroi se armët bërthamore nuk janë dhe nuk do të jenë kurrë në ambiciet e vendit të tij. Në një intervistë për televizionin amerikan, NBC, Rouhani tha se ka autoritetin e nevojshëm për të diskutuar me perëndimin mbi programin bërthamor të Teheranit. Gjithashtu vlerësoi si pozitive dhe konstruktive letrën
Presidenti i ri iranian, Hassan Rouhani deklaroi se armët bërthamore nuk janë dhe nuk do të jenë kurrë në ambiciet e vendit të tij.
Në një intervistë për televizionin amerikan, NBC, Rouhani tha se ka autoritetin e nevojshëm për të diskutuar me perëndimin mbi programin bërthamor të Teheranit. Gjithashtu vlerësoi si pozitive dhe konstruktive letrën e dërguar së fundmi nga presidenti amerikan, Barack Obama.
Më herët Irani njoftoi lirimin e 11 të burgosurve politikë, përfshirë këtu aktivisten e mirënjohur të të drejtave të njeriut, juristen Nasrin Sotoudeh dhe politikanin reformist Mohsen Aminzadeh.
Prej vitesh Irani vuan pasojat e sanksioneve të Kombeve të Bashkuara dhe të Perëndimit për programin e tij bërthamor. Javën e ardhshme, presidenti Rouhani do të mbërrijë në Nju Jork për një sërë takimesh në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Në qendër të tyre do të jetë programi bërthamor dhe situata në Siri.
/Erilda Sulika/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *